Russia Today

Russia Today: Opozita anti-serbe në Kosovës dështoi në përpjekje për të penguar zgjedhjen e Hashim Thaçit, kryetar

Zgjedhjen e Hashim Thaçit në postin e kryetarit të Kosovës e kanë përcjellë të gjitha mediat e mëdha botërore. BBC ka shkruar se “Thaçi u zgjodh kryetar  në tymin e gazit lotsjellës, duke bërë të ditur edhe faktin se e përjashtimit të deputetëve të Opozitës pasi fillimisht ishte hedhur gaz lot-sjellës.

Reuters shkruan se “Parlamentarët e Kosovës kanë zgjedhur Presidentin e ri, ndërsa kjo është kundërshtuar me protesta, gaz lotsjellës dhe koktej molotovi”. Qasje të njëjtë i kanë dhënë të gati të gjitha mediat botërore duke theksuar zgjedhjen e Thaçit në kushte proteste dhe në kuadër të zhvillimeve të jashtëzakonshme.Kurse, televizioni shtetëror i Rusisë, Russia Today, që diktohet nga kryetari, Vladimir Putin, shkruan se “opozita anti-serbe dështoi në përpjekjen e saj për të penguar zgjedhjen e Presidentit, ku parlamentarët zgjodhën liderin e katërt të “provincës”.

Russia Today shkruan se “parlamentarët opozitarë hodhën gaz lotsjellës kundrejt kandidatit për kryetar,  i cili zgjedhet për të zgjeruar të drejtat e serbëve në Kosovë”.

Kontrolloni gjithashtu

Reagim i ashpër ndaj ekspozitës në Prishtinë: Halitjaha kërkon hetim dhe mbrojtje të së vërtetës historike

Ish-komandanti i UÇK-së, Sadik Halitjaha ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së vendosur në qendër të …