leoni

Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Biseda për marrëveshje në Uashington

Kosova për asnjë çmim, nuk bënë të pranoj gjithçka që i servohet, gjoja, në emër të zhvillimit ekonomik, të tipit SHENZHEN. Qetësia në bisedime, largëpamsia, platforma e çartë, mbështetja popullore, fituesi i zgjedhjeve, intelektualët, gjithandej, në nivel të kombit, ekspertë e kombëtar të devotshëm, përzgjedhja me kujdes e ekspertëve nga radhët e miqve; që t’i kemi në mbështetje, janë domosdoshmëri që garanton suksesin në bisedime për të ardhmen e aspiratave tona…! Të gjitha argumentet janë në anën tonë, e djeshmja, e sotmja dhe sakrifica shekullore e popullit të Kosovës, duke përfshirë gjenocidin e luftës së fundit dhe dekadë pas dekade, mbi këtë pjesë të aneksuar dhunshëm! Nuk bënë të marrim atë që na ofrohet, në kundërshtim me interesin jetik të kombit dhe shtetit tonë!

 Sa më qetë, ngadalë e kujdesshëm aq më mirë. E nesërmja do të jetë më e sigurt dhe me sukses të garantuar. Nuk kemi nevojë të ngutemi  me çdo kusht të na njoh Serbia. Kush me kënd po bisedon? një territor që Serbia nuk po e njeh akoma, …një tokë e djegur e mbushur plot kufoma…me pasardhës që ende eshtrat e shumë qytetarëve i mbanë Serbia…

Në këtë tryezë, fjalia e parë që duhet të dal nga Serbia duhet të jetë “Kërkimfalja”…e cila as që duket gjëkundi në horizont…dhe se, në start, një takim i këtillë, do të ngelet vetëm një takim i fotografive, për konsum mediatik, dhe me rezultat zero (bosh). Ndërsa ekipi me dhjetëra pjesëmarrës do të kthehet e ngopur me mëditje nga buxheti i varfër, i qytetarëve të varfër. Madje do të dal ndonjë anëtar i ekipit, që pa dhembje të lë bakshishe, e konsumon verëra të shtrenjta, e tërë kjo në emër të “shpëtimit të Kosovës”. Më “luftarak” e “patriot” se sa Adem Jashari dhe gjithë të rënët në luftën tonë të shenjët për lirinë e Kosovës! Kthjellimi i mendjes, vrasja e frikës, shkelmimi i vasaliteti po troket pandërprerë te ndërgjegjja e vrarë..! Zgjohuni qytetarë.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …