Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: DEMONSTRATAT E ’81 VETËDIJE KOLEKTIVE PËR SHTETNDËRTIM

(Copza kujtimesh nga e djeshmja)
Sa herë vjenë kjo ditë e prillit, tërë ditën më kaplon një ndjenjë mërzie, jamë gadi tërsisht i zhytur në kujtimet e ngjarjes demonstarave të studentëve, të rinisë dhe popullit të Kosovës. Atë ditë prilli, para dite me një grupë shokësh, student të SHLT, të Ferizajt, morëm disa numra të revistës Alternativa që shtypej në Lubjan. Kisha dëgju për këtë rëvistë, që po nxirrej nga patriòtët shqiptar të tubuar në Shoqatën MIGJENI, të Lubjanës, në Republikën e Sllovenisë. Në këtë Republikë idetë përparimtare kishin avansuar, dhe pak a shum më lirshëm pranohej shkrimi dhe artikulimi i mendimit kundër! Mediet e kohës, për më tepër Rilindja, pak më shlirshëm pasqyronte ngjarjet dhe pokështu televizioni publik raportonte për zhvilmimet, ku demonstratat e filluar në mars (11 mars 1981), nga anae PKS, PKJ dhe instancat e kreaturës Jugosllavi artikuloheshin e cilsoheshin, “irridentiste” dhe “kundërrevolucion”. Demonstratat vazhdonin e kualifikimi i këtillë vazhdonte. Ashpërsia e mllefi i nacionalizmit dhe shovenizmit serb ç’do ditë e më fuqishëm derdhej mbi demonstruesit, e paarmatosur, por të vendosur për protesta masive. Zatën një preteks, po pritej për një intervenim dhe kthimin mbrapa të disa të arriturave minimale që Kosova po realizonte me Kushtetutën e v.’74. Këtë e donte, kreu i Sërbisë,  Armata e Jugosllavisë dhe forcat Speciale të Policisë Jugosllave, të cilat dominoheshin nga nacionalistët dhe shovenistët çetnik Serb.
Pasi kisha përjetu vet padrejtësitë e sistemit, te punësimi, isha detyruar të nisi studimet, dhe në korrik, para afatit të provimeve të shtatorit brenda shtat dite të dërgohëm në shërbim ushtarak. Kisha dhënë gjithësejt 9 provime në afatin e parë dhe për kusht më duhej edhe një provim për ta regjistru vitin e dytë. Ne kishim gjithësejt 11 provime ku me minus një provim mund të regjistrohej viti vijues. Kështu, mua, mu ndërpren në gjysëm të rrugës studimet. As që dashti kush të dëgjonte për kërkesën time për shtyrje të afatit ushtarak. Atëbotë aty punonin njerëz të dëgjueshëm për sistemin.
Ndërsa edhe te punësimi në Fabrikën e Gypave, që u lëshua në punë, nuk kishim askend të njohur. Ndonse kushtet i kishim të rënda ekonomike në fshatin e lindjes(Jezerc), dhe babai na kishte vdekur qysh heret, në kohën kur unë isha 9 vjeq, dhe 3 vllezërit tjerë e motra, ishin të gjithë në moshë më të re.
Nuk qoi peshë gjendja ekonomike, e as suksesi. Disa kishin dajallarë, kishin vëllezër dhe e kishin rrethin e elitat e njohura, dhe gadi të gjithë u punësuan, falë lidhjeve që kishin.
Studimet për mua ishin një detyrim për punësim më të lehtë në të atdhmën, ndonëse për studime duheshin kushte shtesë, të cilat duheshin siguruar përmes punës fizike, kudo çë na ipej rasti, me punë të shatit, me punë të kositjes dhe me punë fizike në Slloveni, gjatë kohës së verës!
Në ushtri, gjatë shërbimit, ne shiqoheshim, me një sy krejt ndryshe nga eprorët. Një ditë gjatë kohës së rojës në kazerm (Sllavisha Vajner Çiça) në Sarajevë, më erdhën dy oficer të sigurimit dhe gjatë gjithë kohës, më provokuan për shumë çështje rreth qëndrimeve të mia për Shqipërinë, për komunizmin në Shqipëri, për Adem Demaqin e shumë çështje, që për mua ishin provokime, për alibi dhe pretekse për arrestim, sepse halë në sy për ta ishin ndejat tona të përbashkëta, të shqiptarëve. Ne, ushtarët shqiptarë, kahdo që ishim, pa marr parasysh togjet, çetat, njësitë ushtarake e divizionet, tuboheshim në kohën e lirë, në parkun e kazermës, këndonim e luanim bashkarishtë. Këtu ishte sherri, serbët nuk donin të dëgjohej e të flitet shqipja, e aq më pak, të jehonte kënga me çifteli! Vazhdoi akoma edhe në ditët tjera në kohë të ndryshme t’merresha në pyetje. Jo vetëm unë, por edhe shumë shokë tjerë, nga KOS- si, merreshin në pyetje! Një ditë në rreshtimin e mëngjesit u lexua “saopshtenja”, kumtesa që të mos tubohën në kohën e lirë ushtarët shqiptarë, gjoja, kjo sjell pasiguri.
Kazerma kishte rreth 2000 ushtarë të gjitha nacionaliteteve. Ne vazhduam përsëri me të njejtin kontinujtet të ndejave, por duke pas kujdes që të mos binim në sy të oficerve kujdestar. Për lëvizjet e oficerëve mësonim nga, kujdestarët “dezhurni”, shqiptar.
Kontakti me literaturën, me pedagogët tanë, me pedagogët nga Tirana, me përceptimin e problemeve shoqërore e nacionale, hapur nga mendjendriturit dhe entuziastët, profesorët tanë më zëshëm flisnin për diferencat nacionale e sociale në mes kombeve, dhe shkeljet që i ishin bërë kombit tonë, mjaftonin, që vrulli ynë rinor i mbushur me plot energji të reja, të kishte një shkëndi në drejtim të tubimeve për t’kundërshtuar gjitha të ligat, e linqimet që aparati komunist i sillte popullit tonë.
Ne u nisëm nga oborri i shkollës teknike atëher “Nikolla Teslla” e Ferizajit. Në këtë ditë prilli rreth mesditës me brohoritjet tona “Kushtetut Republikë ja me hatër ja me luftë”, “Trepça punon, Beogradi ndërton”, ” Drejtësi Barazi”..ne vazhdonim në drejtim të Hotelit Luboten, e turma vazhdonte të rritej. Ne u ndodhëm në sheshin midis komunes e hotelit, ndërsa përball nesh vinin forcat e policisë.
Policia vazhdoi me gjuajtjet e tyre, në anën e djathtë afër meje u plagos, një djal i ri për vdekje. Mësova më vonë se ishte Rizah Matoshi. Ne dolëm në anën e hekurudhës, aty në mes binarëve kishte gurë, ne filluam të gjunim gurë në drejtim të forcave speciale të policisë. Përveq Rizah Matoshit, kam parë se edhe 2 apo 3 djelmosha tjerë kanë rënë përtoke, por pa e kuptuar, se a ishin të plagosur apo kishin rënë përtoke për vetmbrojtje.
Plumbat vinin në drejtim tonin. Unë dhe dy shokë tjer, që as nuk ua di emrat, dhe as që i kisha takuar më parë, e kapëm Rizën dhe e tërhoqëm kah hekurudha, në afërsi të shkollës fillore, atëher “25 Maji”- tani “Gjon Sereqi”, me gjakderdhje të madhe, dhe në gjendje pa vetëdije e kemi futur në një automjet zastava të bardhë, për dhënje të ndihmës. As sot nuk e di se kush ishin djelmoshat tjerë, që bashkarishtë e bartëm Rizën, as nuk e dija kush ishte plagosur për vdekje.
Enigmë, ishte edhe vendi ku ishte dërguar për ndihmën mjekësore. Nuk dishim ishte akoma i gjallë apo kishte ndrruar jetë. Nuk diheshin as grupet që kordinonim nisjen e demostratave, koha, ora…? Keq ishte që të mësoheshin emërat kush udhëheq e kush demonstron, për dy arsye: E para mund të ngjallej dyshimi se mund të kishte infiltrime të UDB -ës, brenda nesh dhe e dyta nëse arrestoheshim të mos mbanim mend e të mos nxirrnim emra të shokëve para policisë dhe hetusisë!
Pas brutalitetit të policisë demonstruesit filluan të shpërndahën. Kolona e automjeteve ishte bllokuar karshi stacionit të hekurudhës nga masa e madhe e demonstruesëve. Autobusi urban Ferizaj – Shtime, që e ngiste Salih Beqa, nga Petrova e Shtimës, ishte plot udhëtar. Unë dhe disa tjerë nga demonstruesit, të anës së Shtimës, u ofruam afër derës së autobusit. Salihu e hapi derën dhe ne u futëm në autobus duke u paluar si drut e koftorrit. Përball nesh, para autobusit ishin ndalur në kolonë gjithashtu edhe kamion të shumtë, ndër ta edhe Muhamet Seferi me kamionin e ndërmarrjes “Ramiz Sadiku”, të cilin e njofta sepse jetonte në lagjën time!
Këto demonstrata ishin origjinaliteti ynë për çështjen tonë nacionale, ishte zgjimi i ndërgjegjëjes tonë shtetformuese. Idetë e reja të popullit tonë po vendoseshin përballë, hegjemonisë titiste. Për idenë Republikë dhe bashkimin e tokave tona, të ndara dhunshëm, Serbia, e mbështetur nga Federata Jugosllve, duke djeg e shkretnu tokat e pasurit tona, duke prerë e vrarë edhe foshnjet në djep, nuk do ta ndal asnjëher dhunën kundër Kosovës dhe popullit tonë.
Kështu, unë isha kalitur për këto kundërshtime, edhe me çmimin e jetës, dhe do të rreshtohëm, pa hezitim, për të ndihmu e dhënë kontributin tim në secilën kohë që kërkonte Kosova. Do të gjendem vazhdimisht, aty ku e kërkonte nevoja, në secilën rrethanë dhe secilën sfidë të cilën po e kalonte vendi ynë, deri në ditët e sotme.
Kur arrita në shtëpi, pas demonstratave të kësaj dite, vërejta se teshat e trupit në pjesën e përparme i kisha pasur me gjakun e njomë të demonstruesit, Riza Xhakli. Nëna më vrejti, me shpejtësi mi ofruan rrobat tjera, s’ bashku me bashkëshortën time. Nuk vonoi shum kohë dhe trokiti dera e oborrit, ngadal me kujdes, pyeta se kush është, dy zëra përnjëher, thanë, policia, por nga zëri i njoha, ishin R.Gashi dhe A.Zejna, kishin marrë vesh për demonstrat në Ferizaj.
Këto ishin kureshtje për organizime në vazhdimësi, se si do të vazhdonin demonstratat ditëve në vijim. Fqiu i Lagjës M.Seferi, tash e vreja se, në vazhdimësi më përshëndeste me ngrohtësi. Nuk e dija se cila ishte arsyeja. Pas lufte, një ditë në një takim me qytetarët, M.S. po ju thot të pranishmëve, se  Ruzhdi Jasharin, në prillin e demonstratave të 81, e kam parë, dhe nuk e harroj asnjëher, kur e kanë bartë një shokë të tyre, dhe i tëri ishte i lyr me gjakun e DËSHMORIT. Pokështu, një qasje dashamirësia e vereja edhe nga ana e S.B. shoferi i autobusit urban.
Kurr nuk do t’i harroi këto data, të demonstratave, që na bënë ushtar të përhershëm për të drejta tona. Na kalitën për flijim, por edhe në rrafshin e dijes na dhanë leksionin më të mirë, se punën dhe luftën për atëdhe duhet ta bëjmë edhe me laps, me dije e përgaditje profesionale, me kulturë, me drejtësi, dhe jo me fjalë boshe por me punë konkrete. Mbi të gjitha mashtrimit, korrupcionit, nepotizmit dhe hilës dhe egos dhe harresës për të kaluarën dhe kundër të djeshmës, t’ i themi jo. Ngrehina e shtëpisë së re, Kosova  e Pavarur, qëndron mbi themelet e gjakut të derdhur rrëke, të Rizahut, e shumë dëshmorëve nëpër të gjitha epokat.
E sotmja erdhi npër rrugën e rëndë të djeshmës. Nuk mund të hec para e ardhmja e ndritur e vendit tonë, pa kujtuar ata që nuk morën asgjë por dhanë jetën dhe gjakun, për këtë të sotme, pa ata që mbetën të gjallë dhe e ruajtën vërtikalizmin dhe nuk i theu lakmia jetësore!
Ndoshta këta rreshta të shkruar, bien edhe në veshin e atyre që sot i kanë hallet e jetës, dhe ndoshta e kanë ruajtur kujtesën dhe me copza të rreshtave mund të afrohemi bashkë për kujtimin e të kaluarës sonë heroike, që i dha leksione botës demokratike se, rezhimi titist, nuk kishte asgjë të përbashkët, as me të drejtat nacionale, e as me të drejtat sociale. Ky rezhim po e ngulfaste dhe po e shtypte një popull të tërë- Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi.

Kontrolloni gjithashtu

TAMARA SPAIĆ:  Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

TAMARA SPAIĆ: Enver Petrovcit i vjen turp që është gjallë, ai mbante varur foton e Slobodan Milosheviqit

Enver Petrovci: Millosheviçi na modernizoi të gjithëve, ne pamë botën. Faleminderit përgjithmonë.  Për shkak të …