leoni

Ruzhdi Jashari

Ruzhdi Jashari: Reagim me shkas lidhur me shkrimin, “Keqpërdoruesit e të dhënave personale s`ka kush i sanksionon”

Sot, pata rastin të lexoj një artikull në Telegraf lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale, “Keqpërdoruesit e të dhënave personale s`ka kush i sanksionon”, dhe zvarritjet që po bëhen, gati tash e 4 vjet, për emërimin e Komisionerit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit! Mandati ligjor i Mbikëqyrësit Kryesor Shtetëror dhe 4 Mbikëqyrësve për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, të emëruar nga Kuvendi i Kosovës, në vitin 2011, ka përfunduar në qershor të vitit 2016. Ky është vakum institucional, i cili në bazë të kushtetutës nuk është i lejuar. Kushtetuta nuk njeh vakume institucionale.

Po kështu është e saktë se, zvarritjet e këtilla dëmtojnë qytetarët, sepse agjencia as nuk kryen inspektime e as nuk ka mandat ligjor të procedoj në gjykata abuzuesit dhe shkelësit e të dhënave personale të sektorit publik dhe privat. Por nga të intervistuarit, pikërisht nga zonja Flutra Kusari Lila, e cila, shkon aq larg sa që dalin në shesh hipokrizia, pandershmëria dhe padituria e saj, ku e merr guximin të vlerësoi profesionalizmin e agjencisë në të kaluarën….në mandatin e saj të par.

I bëjmë me dije asaj e atyre që qëndrojnë pas saj, se një vlerësim të ktillë nuk ka të drejt ta bëj, kur dihet se artikujt, veprimet dhe puna e saj e dirigjuar kanë qenë dashakeqe, të qëllimshme, dhe në kundërshtim të etikës së gazetarisë. I kujtojmë asaj se, Mbrojtja e të Dhënave Personale, është e drejt themelore e lirive të njeriut. Por, asaj i kishte prish punë një Opinion i Agjencisë lidhur me shpenzimet e Qeverisë. Opinioni kishte qartësuar saktë se; të gjitha shpenzimet që bëhen nga parat e taksapaguesve tanë duhet të bëhen publike, por në përputhje të LMDHP duhet të merren parasysh edhe aspektet, që zbulojnë racën, shëndetin (dietën) etj.

I kujtojmë zonjës Kusari –Lila, se veprimet e qëllimshme të disa kolegëve të medias, nuk i sjellin shëndet demokracisë dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë. Gjithashtu ja bëjmë të ditur asaj se; kërkesat e tyre gjithmonë ishin trajtuar nga Agjencia, edhe atëherë kur ajo dhe shokët e saj edhe “në kanta bërllogu” kishin mbledhur, formularë të ndryshëm, edhe, pa të dhëna personale (të zbrazur), për të vlersuar ligjshmërinë e tyre, në raport me LMDHP.

Por, puna këmbëngulëse e agjencisë si një institucion i ri dhe pa përvojë paraprake, me një staf tepër të vogël, prej 13 të punësuarve, arriti të anëtarësohet me të drejta të plota në Konferencën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së të Dhënave Personale, mekanizëm “puro” profesional, si dhe në shumë mekanizma për MDHP, në nivel europian e më gjerë; procedoi në gjykata dhjetëra raste të organeve të ndryshme që kishin abuzuar me të DHP, dhe të gjitha rastet deri më tani janë zgjidhur në favor të Agjencisë. I kujtojmë zonj. Kusari se; Agjencia në aspekt tejet profesional, kishte nxjerrë raportet e veta para komisioneve, trupave të Kuvendit dhe Kuvendit të Kosovës. Agjencia kishte nxjerrë shumë publikime, kishte kryer shumë trajnime, dhe me shumë profesionalizëm, kishte kryer qindra inspektime në organet publike dhe private ku kishte nxjerrë qindra vendime, rekomandime, opinione e këshilla për MDHP. Pranimi në mekanizma ndërkombëtar kishte ndodhur vetëm pas vlerësimit profesional të ekspertëve ndërkombëtar!

Agjencia udhëhoqi shumë procese, në rajon, në raport të bashkëpunimeve bilaterale e multilaterale. Po kështu raportet e vlerësimit të BE-së, ishin gjithmonë pozitive për punën e Agjencisë.

Tash të del me një vlerësim të këtillë, për të kaluarën e Agjencisë, zonja KUSARI-LILA, një “super eksperte”, më eksperte se shumë ekspertë të kësaj fushe nga BE-ja, nuk është asgjë më shumë se sa; Hipokrizi, padituri, shpifje dhe veprim i qëllimshëm, që nuk ka asgjë të përbashkët me MDHP, dhe nuk i kontribuon aspak respektimit të lirive dhe te drejtave themelore të njeriut, të qytetarëve tanë. Është veprim kundër etikës së gazetarisë, keqpërdorim i medias në Kosovë dhe abuzim me lexuesit e ndershëm!

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …