Ministri rus S. Lavrov

S. Llavrov: Kryetari i Ukrainës, Volodimir Zelenski po kërkon një konflikt mes Rusisë dhe NATO-s, pasi po ndihet i zhgënjyer nga premtimet

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Llavrov, deklaroi se kryetari ukrainas, Volodimir Zelenski është duke provokuar një konflikt mes Rusisë dhe NATO-s, pasi është zhgënjyer nga ndihma që kishte pretenduar se do ta kishte. Llavrov  tha se deklaratat e Zelenskit nuk sjellin optimizëm dhe unë pyes, nëse ai ishte kaq i mërzitur që NATO nuk qëndroi krah tij, siç ai shpresonte, ai përsëri se shpresonte se zgjidhja e konfliktit do të vinte si rrjedhojë e përfshirjes së NATO-s në gjithë këtë histori dhe jo përmes negociatave. Kjo do të thotë se  ai ende vazhdon të provokojë konflikte. NATO deklaroi të premten se ajo nuk e konsideron veten si palë në konflikt, duke theksuar se aleanca nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë apo të çojë avionët e aleancës në hapësirën ukrainase.  Gjatë raundit të dytë, palët arritën mirëkuptimin e përbashkët për të siguruar korridoret humanitare për evakuimin e civilëve, përfshirë dërgesat e ushqimit dhe ilaçeve, e cila filloi të zbatohej të shtunën megjithëse pjesërisht. Pala ukrainase tha se një raund i tretë bisedimesh pritet të mbahet javën e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …