leoni

Sabri Duraku: Pse ideja e Ballkanit të hapur ishte dhe është ide progresiste për Kosovën?

Nisma në fillim e quajtur Mini-shengen, e më vonë e riemeruar Ballkani i hapur, perveç se ishte një ide e mirë për gjithë rajonin, ajo ishte dhe është në radhë të parë e mirë pë popullin shqiptar, e ne veçanti per Kosoven, pikerisht për shkak edhe te kompleksitetit të saj. Deri tani politikanet tonë te Kosovës, ate e kanë parë vetem si modus për ti shprehur idet e tyre kinse patriotike, që nuk janë tjeter veç se nje populizem i shplarë dhe shum i rrezikshem në radhë të parë per vet Kosovën. Eshte interesant te ceket me ketë rast, se të gjitha forcat politike në Kosovë, po mendoj ato parlamentare, njera më shumë se tjetra, madje edhe ne gare me njera tjetren, kane rrahe gjoks se nuk e pranojne nje ide të tillë, sepse ajo kinse është ne dem te shqiptareve dhe është ide proserbe e pallavra te tjera edhe pse në fakt ideja e levizjes se njerezve, mallrave, kapitalit dhe sherbimeve me shumë se askujt tjeter i shkon në të mirë të interesit të shqiptareve, sepse pikerisht shqiptaret kan qene dhe janë, populli me i ndare e i coptuar në kete pjesë të Evropes. Eshte me të vërtetë e ulet dhe e poshter, se si subjektet tona lozin me ndjenjat atdhetare te shqiptareve, duke i manipuluar se kjo ide qenka puro sllave e madje edhe ruse. Normal qe tek shqiptaret e Kosoves kesaj ja kan arrite, fatmiresisht tek ata te Shqiperise, Maqedonise se Veriut dhe Malit te Zi jo, kjo ne radhe te pare duke ju falenderuar Edi Rames. Trumbetimi i nje budallallëku ne një kohë kaq të gjatë, i ka zënë peng subjektet tona politike, dhe nga frika që po reflektuan do të quhen tradhtarë dhe do të humbin vota, vazhdojnë me një ide komplet idiote e komplet kundër interesit shqiptar.

Eshte e peshtire ti degjosh politikanet tonë nga Kosova, kur thone se Serbia ne nje inisiative te tille do fitoje me se shumti, por kur i pyet keta teveqel se pse pra nuk po perfitokan ata kur po nenshkruhen te njejtat gjera me inisiativen e Berlinit, ata me miopin e tyre, bertasin „e po kjo behet nën vezhgimin gjerman“, thua qe gjermanet do ti dergojne Merkelin dhe kamcelarin Scholz, në kufirin Kosovë-Serbi, me peshore e kontrolle, në mënyrë që Serbia të mos ia bëjë ndonje padrejtësi Kosovës.Keta jo vetem që në këtë mënyrë po e ndalojne dhe luftojne zhvillimin e ekonomise se shtetit tone te brisht të Kosoves, por ata po kontribojne në acarimin e marredhenieve ne mes popujve ne radhe te pare ne Kosove, por edhe ne rajon. Ne vend qe inisiativat e tilla te shfrytezohen per çtensionim dhe relaksim te marredhenieve nderetnike, ata (politikanet tonë)mezi presin qe keto ide, ne fund te fundit, ide te themeluesve te Bashkimit Evropian, ti shfytezojne te mledhin ndonje vote tek fanatiket e vet, duke harruar se para klases politike evropiane po demaskohen si njerez konfliktuoz e nacionalist te semure te krahut me ekstrem. Eshte koha e fundit qe klasa jone politike te heqin dore nga keto makinacione te prapambetura e te rrezikshme, sepse nga ato me se shumti do te peson populli ynë dhe Republika jonë e brisht.

Prishtinë,18.05.2023

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …