Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Data e kapitullumit serbo-sllav nga lufta e UÇK-së dhe NATO-s

Marroqet anti kombëtar të fshehur pas petkut të pacifizmit,  çmontojnë vlerat, sukseset dhe Lavdinë e UÇK-së. Mohimi i UÇK-së, si çlirimtare, mbulimi i suksesit të luftës me suksesin politik e diplomatik!  Këtë të fundit ja atiribuojn politikës pacifiste të Rugovës!  Kur këta zihen ngusht pse nuk luftuan, thonë ju asgjë nuk bëtë, NATO e çliroi  Kosoven! Këta me pushk të Hajdar Agës po lavdrohen! Këta zuzar në pamunëdsi me qenë me vlerë e me famë, mohojn vlerat dhe lavdin e UÇK-së! Ne ju themi troq se luften për liri e bëri UÇK-ja!  Diplomacinë dhe lidhjen e Aleatve e bëri Shqipria!  Logjistika dhe armet ishin të Shqipërisë! Ndikimi i Shqiprisë të NATO- ja, me shumë takime e angazhime në kontaktet e perhershme në Selinë e NATO-s! Udhëheqja e Shteit Shqiptar dhe Shtabi i Ushtrisë në krye me Shefin e Shtabit Aleks T. Andoni!  Kjo Aleancë  pasi e vertetoj se UÇK ishte Ushtri çlirimtare dhe nuk do të ndalej lufta deri në çlirim!  Pasi vertetoi dhe konstatoi se Shqipria do te futej në luftë me gadishmerin që pregaditi në vitin 1998 duke i sjellë te gjitha forcat dhe armet në veri të Shqipërisë buzë kufirit me Kosovën duke bërë manoëvra lufte!  Pasiqë nënshkruan në selinë e NATO-s, Presidenti Mejdani, Kryeministri Majko dhe Shefi i Shtabit Aleks Andon se do të futet Shqipëria në luftë për ta mbrojt Kosovën!  NATO duke e parë se do te zgjerohet dhe s’mundet të kontrollohej lufta, vendosi  atëher NATO sulmoi nga ajri forcat agresore serbo sllave me 24-03-1999! Me arsyetimin me i evituar masakrat, shfarosjen dhe debimin e popullates Shqiptare nga shtepitë tyre dhe Kosova! Ky intervenim u arsyetua bazuar në Statutin e NATO-s, ku obligon ketë forcë ushtarake të mbroj popujt nga shfarosja dhe krimet masive mbi njerzimin siç baënë agresoret, Forcat Serbe!  Mbi popullsinë e pafajshme  të pa armatosur dhe të pa mbrojtur! UÇK-ja ishte ushtri vullnetare Aleatet  e ushtrisë së NATO-s! Ne në tokë  ndërsa NATO nga ajri!  Kështu u arrit çlirimi i Kosovës me 09-06-1999 me nënshkrimin e kapitullimit te Jugosllavis së Millosheviqit!  Forcat e NATO-s  hynë në Kosovë me  12 -06-1999, ata na gjeten neve UÇK-në, në qytete, fshatra duke e ndjek pushtuesin!  Ne ishim me armët e luftes ato çfarë i kishim!  Ne nuk matemi për nga forca me NATO-n!  As nuk ishim e nuk jem në garë, por jemi bashkëçlirimtar!  Edhe sikur te mos vinin forcat Aleate, ne do te vazhdonim luften se pse askush nuk na ka pas garantuar se do të na çliroj! Edhe tani po të na lanë vetëm pa mbrojtje, ne prap do të luftojm me e mbrojtë  Kosovën sepse Atdheu  i yni është dhe çdo Shqiptar duhet të luftoi për popull dhe Atdhe! Turp për soijn e zuzarve ne shërbim të armiqve, përherë kunder vendit e popullit te vet! Nga ligësija dhe interesat e shpirt  shiturve! Si janë aq të verbër e nuk e shohin gjakun e derdhur të 2567 Deshmorve të 4711 te plagosurve! Rreth 20.000 tp dhunuarve dhe mbi 13.000 viktimave te vrarë e të masakruar! Krej këto veprime makabre dhe gjenocidin që bëri Serbia, prap bashkpunëtoret e saj shqipfoles me vetëdije shkelin këtë gjak këtë mund e këtë lavdi! Për të  vlerësuar armiqt të huajt dhe me arsyetuar vet qyqarllakun  friken dhe dezertimet e tyre! Lavdi Deshmorve!  Respekt e nderë për Çlirimtarët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian: 8 maji do të jetë Referendum, të rrethojmë numrin 4 për të ardhmen europiane

Fronti Europian sot mbajti konferencë për media ku kandidati për deputet Naim Bajrami ka elaboruar …