leoni

Smajl Latifi: Ta mbajmë gjallë LIDHJEN!

145 vjet më parë, më 10 qershor 1878, u krijua Lidhja më e fuqishme e popullit shqiptar, e cila i dha goditje të rëndë armiqve të kombit tonë, duke i bashkuar shqiptarët në një vend e një qëllim.
Lidhja e Prizrenit ishte koncepti dhe infrastruktura organizative politike dhe ushtarake, që mundësoi rezistencën e sukseseve të popullit tonë përballë ambicieve të armiqve grabitqarë. Kjo organizatë politike ushtarake bëri që ky popull, jo vetëm të jetojë në këto troje dhe të luftojë për to, por edhe të përballojë me dinjitet rrebeshet e shumta.
Shqiptarët, duke qenë të bashkuar me Lidhjen dhe rreth qëllimit kombëtar të saj, ruajtën emrin dhe lartësuan idealin me gjakun e derdhur në çdo cep të truallit tonë. U goditëm pandërprerë nga armiqtë, por kurrë nuk u thyem.
Gjithnjë, kemi detyrim ta mbajmë gjallë e të kapemi fort për LIDHJEN dhe idenë e saj, e cila, ashtu si dikur, edhe sot dhe nesër, i ka bashkuar dhe i bashkon shqiptarët si komb.
Urime përvjetori i 145-të i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit!

Kontrolloni gjithashtu

Behide Hasanaj: U përkujtua 4 vjetori,  dita e themelimit të 11 Majit-  Dita e  Refugjatve të  Kosoves

U përkujtua 4 vjetori,  dita e themelimit të 11 Majit-  Dita e  Refugjatve të  Kosoves. …