Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: Para 16 viteve pikërisht me 12 maj, provuan ta vrasin Ali Ahmetin

Para 16 viteve pikërisht me 12 maj, provuan ta vrasin Ali Ahmetin. Ky nuk ishte atentati i vetem!

Pse duhej vrarë ky lider i Shqiptarve, kujt i pengoj, kush mund të ishin atentatoret!

Penges e kujt është patrioti atdhetari i madh Ali Ahmeti?

Vet fakti se ky njeri ishte një reformator dhe ndryshues, luftetar komandant për çlirim!

Ky shqiptar i madh i pa krahasueshem me shembullin e tij me veprimtari, angazhim dhe sakrificë deri në te pa munduren, duke mos kursyer personalen as jeten, para të pergjithshmes për popull dhe Atdheun!

Eshtë fat që një personalitet te tillë e kemi në kohen kur ne jetojm, fat i shumfisht i Popullit Shqiptar në Maqedoni sidomos në Iliridë!

Ky vigan kombëtar rrallë lind, fat kur ndodh i till në një popull kaq të vogel!

Sa jemi ne koshient, sa dimë ta vlersojm vlerën si vlerë, me duket se shumica janë të vetëdieshem,por ndodhë që një pjesë ka interesa të ngushta meskine!

Thënie popullore; Të pa aftit janë të aftë, të i bëjnë të aftit të pa aftë!

Pse behen zgjedhjet dhe si bëhen ato!

Në Maqedoninë e Veriut partit janë të ndara edhe përtej ndarjeve partiake, janë në ndarje etnike! Secila Etni garon mbrenda vetë etnisë, e kuptueshme që nuk ka pengesa ligjore, të janë partit me etni të perziera dhe te votojnë për ma të mirin dhe për te miren e Maqedonis së Veriut!

Në këto kushte fitoi një parti maqedone që ka program e ideologji jo te mir për Shqiptaret dhe për Europen!

Tani ngushllohemi te shpresojm se do te ri rreshtohet drejt dhe do te ndryshojnë për mirë!

Si ka mundsi që kjo parti shoviniste VMRO që do te thot; Vojna Makedonska Organizacia- shqip don te thot; Organizata Revulucionare Ushtarake Maqedone!

Kjo esht mbetje e modelit të OZNA-s së ish Jugosllavis!

Sidoqoftë kjo vepron kunder vullnetit te Shqiptarve që shumicë votuan BDI-në, që doli Parti e dyt në Maqedoninë e Veriut!

U deshtë të perfaqsoj në pushtet se pse për përfaqësim e pushtet janë bërë votimet!

Mundë te thot dikush po partia fituse ka të drejt te zgjedh partnerin vet që don, nuk ju them se nuk e ka ketë të drejt, sikur te ishte Maqedonia një etnike dhe kjo te ndodhë mbrenda një etnie do te ishte normale dhe e pranushme!

Kur është fjala për etninë Shqiptare duhet te perfaqsohet nga shumica Shqiptare!

Edhe në se nuk është e rregulluar me kushtetutë apo ligj zgjedhor, duhet te drejtëkuptohet se nuk bën ndryshe, pos kshtu siq e sqarova ma lartë, se pse kjo si u veprua ska legjitimitet!

Po mundë të thonë kështu apo ashtu se edhe kjo pjesë duhet te vij në pushtet!

Nëse ky parim qenka i mundur atëher edhe sikur -Vlen- do të ishte me 3-4 deputet do të mjaftohej për VMRO-n, sa do te ishte e drejt dhe sa legjitime?!

Nuk i mbetet tjetër BDI-së veq të kërkoj ndryshim kushtetues,që të bëhet Federata Shqiptaro- Maqedone!

Gjegjësisht dy njësitë me të drejta të barabarta në një Federatë të perbashket, me struktura te veqanta lokale dhe me qeverisje të përbashket qendrore me rotacion.

Kjo do te ishte barazi dhe shtet i se drejtës për të mirën e popullit dhe të shtetit Maqedon.

Ali Ahmeti as nuk mundë të vritet politikisht as fizikisht, sepse aq vepra të shumta e të mëdha kombëtare ka bërë Aliu, me shekuj ka me jetuar e me u kujtuar në popull dhe histori!

Perzirjet nga jashtë Maqedonisë qofshin edhe me qëllime të mira nuk janë të shendetshme për politiken dhe popullin Shqiptar të rrafshit të Pollogut të Ilirides Dardane!

Ali Ahmetit i deshirojm jetë sa malet dhe shendet e lumturi.

Ta marrëshin të keqen kundershtaret o vlla Ali!

 

12-maj 2024

Sadik Halitjaha

Kontrolloni gjithashtu

Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: KUSH MOHON VLERAT SHQIPTARE!

Unë nuk do të isha lëshuar shumë në komente se kush është Taravari apo (taravoli)! …