Sali Berisha i ftoi partiakët, që të protestojnë para ambasadave të huaja në Shqipëri, duke i gjuajtur me vezë dhe domate

Kryetari i Partisë Demokratike,  Sali Berisha, është shprehur se ambasadat e huaja në Shqipëri janë futur në fushatë elektorale për Partinë Socialiste. Përmes një deklarate për mediet,  ftoi militantët e tij  që të protestojnë para ambasadave të huaja në Shqipëri, të cilat ai i quajti narkoambasada dhe tha se duhen gjuajtur me vezë dhe domate. Po ashtu Berisha paralajmëroi se ata që prekin votën e lirë, do të trajtohen si bashkë autorë në një krim të rëndë elektoral. Ndaj unë u kërkoj degëve të PD kudo që janë të organizojnë manifestime dhe demonstratat më të rrezikshme para narko ambasadave të narko republikës së Shqipërisë. Kudo, në çdo shtet, të mobilizojnë gjithë forcën e tyre, të përdorin vezë dhe domate kundër selive dhe punonjësve të ambasadave të implikuar në veprimtari kriminale elektorale, të ndaluar me ligj. Telegrafi

Kontrolloni gjithashtu

Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker ka rikujtuar Masakrën e Reçakut si një moment historik që ndryshoi rrjedhat politike

Ish-shef i OSBE-së në Kosovë, Viliam Voker,  ka rikujtuar Masakrën e Reçakut, duke e konsideruar …