Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka prezantuar planin e Rimëkëmbjes para qytetarëve të Skënderajt. Hoxhaj tha se PDK është e vetmja parti politike që ka program dhe vizion për ta rimëkëmbur vendin, gjë që është dëshmia më e mirë se kjo parti do të dalë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ai theksoi se Drenica i ka dhënë Kosovës dy projekte kombëtare të mëdha, UÇK-në dhe PDK-në. Hoxhaj në Skënderaj tha se kush është UÇK e voton PDK-në, e për këtë ai tha se kjo parti do të arrijë të dalë e para. Ndërsa, kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka pasur një porosi për siç thotë ai, ata që po i gëzohen burgosjes së ish-ushtarëve të UÇK-së. “Ata që i janë gëzuar burgosjes së çlirimtarëve nuk kanë vend në Drenicë, nuk kanë vota në Drenicë. Ata që vijnë në Drenicë dhe e blindojnë me polici dhe Njësi Speciale të Kosovës nuk kanë vend në Drenicë, nuk ka vota për ta në Drenicë”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Endrit Thaçi në mbështetje të Bedri Hamzës: Kosovës i duhet ndryshimi, votoni 125
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
