Sami Lushtaku pas vendimit të Gjykatës: Pas 13 vitesh, e vërteta triumfoi

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli të pafajshëm edhe ndaj akuzës për ndikim në dëshmitarë në rastin “Drenica 1”, duke e cilësuar vendimin si triumf të së vërtetës pas një procesi të gjatë gjyqësor. Lushtaku tha se me këtë aktgjykim përmbyllet një periudhë 13-vjeçare e proceseve gjyqësore, gjatë së cilës, sipas tij, është përballur me akuza të padrejta. Ai falënderoi familjen, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe, duke theksuar se nuk e ka humbur asnjëherë besimin në pafajësinë e tij. Sipas Lushtakut, vendimi i Gjykatës dëshmon se e vërteta ka triumfuar, ndërsa shprehu mirënjohje për të gjithë ata që i qëndruan pranë gjatë procesit që zgjati 13 vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Vuçiqi viktimizohet në OKB, Mujanoviq e Serwer ia përplasin në fytyrë luftërat e Millosheviqit dhe Mlladiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga foltorja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u përpoq …