Burim Ramadani, ka deklaruar se konfirmimi i një varreze masive në Zubin Potok do të përbënte një dëshmi të rëndësishme për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Përmes një reagimi publik, Ramadani ka bërë thirrje që puna e profesionistëve të Institutit të Mjekësisë Ligjore të mbështetet pa ndërhyrje, duke theksuar se vetëm ekspertiza profesionale mund të sigurojë identifikimin e saktë të mbetjeve mortore dhe zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Ai ka kritikuar edhe mënyrën se si janë trajtuar institucionet përgjegjëse ndër vite, duke përmendur shpenzimet për ndërtimin e objektit të IML-së, ndërsa ka kërkuar që vëmendja të mos përqendrohet te investimet infrastrukturore, por te mbështetja konkrete për profesionistët që punojnë në identifikimin e viktimave. Sipas Ramadanit, zbulimi dhe dokumentimi i varrezave masive mbetet një nga proceset më të rëndësishme për zbardhjen e krimeve të luftës dhe për vendosjen e drejtësisë për familjet e personave të zhdukur.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
