SBASHK

SBASHK-u do të përgatisë një shkresë për t’ iu përgjigjur Avokatit të Popullit

Kryetarët e niveleve komunale sindikale dhe ato  të  universiteteve janë informuar nga anëtarë të Këshillit Grevist të BSPK-së për dy takimet me avokatin e popullit, që janë mbajtur me iniciativën e tij dhe më pas kanë analizuar në detaje shkresën e arritur nga avokati i popullit. Vlerësimi i të gjithë pjesëmarrësve në këtë takim erdhi në përfundim  se shkresa  e Avokatit të Popullit, nuk solli asgjë të re dhe prandaj greva vazhdon. SBASHK-u  ka paralajmëruar se do të përgatisë një shkresë duke i dhënë përgjigje shkresës dhe të  njëjtën do ta adresojë te Avokati i Popullit.  Sindikata e Arsimit ka bërë të ditur me këtë rast se  takimet e rregullta konsultative me kryetarët e niveleve komunale sindikale dhe të universiteteve për ta analizuar situatën aktuale dhe për t’u konsultuar se si do të veprohet më tutje, do të mbahen bazuar në zërin sindikal të grevistëve.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …