Scott: Çdo ditë pa të marrëveshjen Kosovë - Serbi është një hap larg nga e ardhmja e qëndrueshme e dëshiruar

Kyle Scott: Çdo ditë pa të marrëveshjen Kosovë – Serbi është një hap larg nga e ardhmja e qëndrueshme

Çdo vonesë që bëhet në arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, shkon në dëm të të dyjave vendeve dhe rajonit. Kështu po konstaton ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, në një intervistë për mediat serbe. “Çdo ditë pa të (marrëveshje) është një hap larg nga e ardhmja e qëndrueshme e dëshiruar nga të dy shtetet”, ka thënë Scott. Ai flet edhe për emërimin e Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Përendimor, teksa thotë se ky është sinjal i qartë që SHBA-të do të bëjnë çmos për ta ndihmuar Kosovën e Serbinë në arritjen e marrëveshjes. Sipas tij, sa më shpejtë të arrihet marrëveshja, aq më mirë për të gjithë. “Me ndihmën e Palmerit, por më shumë me ndihmën e liderëve të mençur dhe të guximshëm në Prishtinë e Beograd, ajo ditë do të vijë. Sa më shpejtë, aq më mirë”, ka thënë Kyle Scott. Kujtojmë se SHBA-të tashmë kanë emëruar Matthew Palmer si të dërguar të posaçëm për Ballkanin. Palmer pritet të ketë rol kyç në arritjen e marrëveshjes finale mes Kosovës e Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Maja Vukiçeviq, deputetja malazeze shkakton polemika duke votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në KE

Maja Vukiçeviq, deputetja proserbe e proruse e Malit të Zi shkaktoi polemika duke votuar kundër …