Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: Deklaratat e këtij zotëriut Hill, më ngjallin drojën se mos është paguar, jo nga tjetërkushi, pos nga klani ruso-serbian

Deklaratat e këtij zotëriut Hill, më ngjallin drojën se mos është paguar, jo nga tjetërkushi, pos nga klani ruso-serbijan, për të krijuar ftohje dhe zbehje të besimit të shqiptarëve ndaj SHBA-së mike.
Shqiptarët janë deklaruar hapur dhe në çdo rast krah SHBA-së, jo vetëm se i konsiderojnë, por edhe i ndien si mike të sinqerta dhe të sigurta, të cilat i ndihmuan dhe do të vazhdojnë t’i ndihmojnë përpjekjet e tyre për ta realizuar të drejtën e tyre, për të jetuar edhe me dinjitet, të panëpërkëmbur në Atëmëmdheun e tyre sovran. Por, deklarata e këtij diplomati me përvojë, është edhe një dëshmi më shumë se nuk ka hequr dorë nga përpjekjet e tij, para luftës çlirimtare të UÇK-së, që Kosova ta gëzojë një autonomi substanciale në kuadër të Serbisë, të udhëhequr nga hegjemonizmi serbomadh, të drejtuar nga shefi i Vuçiçit – Kasapi i popujve, Milosheviç!
Shkurt, edhe pas kësaj deklarate të tij të fundit, nuk mund të të çojnë në përfundim për të besuar (si disa sojsëzë) se është deklaratë premtuese për një të ardhme tonë paqësore në vendin tonë. Zaten, ky përfaqësues zyrtar i Amerikës mike, duhet konstatuar me keqardhje se të ngjallë frikën nga dinakëria e rryer, nga përvoja e tij politike dhe diplomatike, të cilën ka filluar ta praktikojë në formë të lajkave, që nga ditët e para në Beograd. Përballë këtyre deklaratave pro serbo-ruse mjegullohet rëndësia e zhvendosjes së pjesëtarëve të ushtrisë amerikane në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, sipas kompetencave të KFOR-it. Pra, edhe deklarata e fundit e z. Hill, sikur ka për qëllim ta zhvlerësojë synimin dhe arsyen e këtij veprimi. Përveç tjerash, kjo deklaratë e ambasadorit Hill, më tingëllon si një kundërshtim me deklarimet dhe përpjekjet e të dërguarit special amerikan, zotit Gabriel Escobar…

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …