Sot ka vdekur zyrtari i Komunës së Malishevës dhe veterani i luftës së UÇK-së,  Elmi Paçarizi nga fshati Lubizhdë

Sot ka vdekur zyrtari i Komunës së Malishevës dhe veterani i luftës së UÇK-së,  Elmi Paçarizi nga fshati Lubizhdë

Sot ka vdekur zyrtari i Komunës së Malishevës dhe veterani i luftës së UÇK-së,  Elmi Paçarizi nga fshati Lubizhdë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i ka shprehur ngushëllime familjes Paçarizi, ndërsa ka njoftuar se sot në ora 15:00 do të mbahet edhe një mbledhje komemorative, në sallën e mbledhjeve të kuvendit të komunës,  ndërsa varrimi bëhet në ora 16:00 në fshatin Lubizhdë.

“Lajmi për vdekjen e Elmiut na ka tronditur të gjithëve, andaj më lejoni që në emrin tim personal, në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër të të gjithë qyetarëve, të shprehi ngushëllimet më të sinqerta. Elmiu ka qenë njëri nga zyrtarët më të mirë dhe më profesional në komunë, prandaj ikja e parakohshme e tij, do të lë zbrazëti të madhe për të gjithë. Përveç që ka qenë në profesionist dhe punëtor i jashtëzakonshëm, ka qenë bashkëpunëtor i mirë dhe ka qenë një njeri që ka dhënë kontribut të madh për komunën, që nga formimi. Ne ndajmë dhimbjen bashkë me ju familje e Elmiut”, ka kryetari Kastrati në vizitën e tij për ngushëllime në familjen Paçarizi në Lubizhdë.

Komuna e Malishevës, sot do të mbajë mbledhje komemorative, në sallën e Kuvendit të Komunës, në ora 15:00, ndërsa varrimi i Elmi Paçarizit, do të bëhet në ora 16:00, në varrezat e fshatit Lubizhdë.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …