Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: Edi Rama thotë se përgjimet qenkan skenar i përgatitur nga enveristë fanatikë!

Jo more “Kryeministër”, o përdhosësi i pa skrupull i verdiktit të votës së shumicës elektorale shqiptare. Ti po akuzon së koti, se kinse “Përgjimet” qenkan “skenar i përgatitur, nga “enveristë fanatikë”. O i mjerë, ty tu ka bërë fytyra e ngjashme me shollën e atyre këpucëve të hedhura në llucë. Ajo, si e tillë nuk po di të skuqet edhe para shpifjeve e rrugaçërive tuaja të shumta. Këtë e di ti mirë! Këtë po e sheh edhe populli! Por, për fatin tënd të keq, nuk do ta thuash të vërtetën, sepse është vërtetuar se vërteta për tipat si ti, është diçka e huaj.

Jo vetëm ata që do të dëshmohen se janë dalzotësit e Atëmëmëdheut, por edhe njerëzit e ndershëm nga mbarë Bota, po e kuptojnë drejt dhe mirë, se hartuesit dhe zbatuesit edhe të këtij skenari për  përplasjen drejt humnerës, jo vetëm të Republikës të Shqipërisë, por edhe të çështjes së pazgjidhur mbarë shqiptare, nuk janë ata që ti i quan  “enveristët fanatikë”, por rreket e plehut që i rehabilituat kohëve të fundit dhe ato që po vazhdoni t’i rehabilitoni në bashkëveprim e që mund të dyshohet me bazë edhe me ndihmën nga aleancat e hershme dhe ato aktuale serbo-ruse ( besoj edhe pak ditë).

Por, është në të mirën tuaj, që t’i thirrni asaj pak mendjeje që të kthjelloheni sa nuk është bërë tepër vonë, ta keni të qartë, si ti, si salifazliqët, si lulushët, si “hyzmeqaret”kryemëdha,si banda jote dhe ajo në aleancë në përgjithësi,ashtu dhe të gjitha aleancat antishqiptare, se populli shqiptar ka përvojë të madhe për t’ua treguar vendin antishqiptarëve të të gjitha ngjyrave. Përvojë, kjo e mbledhur ndër shekuj, gjatë ballafaqimeve me ata të ngjashëm me sojin tuaj dhe të gjithë antishqiptarët e të gjitha ngjyerave, pa dyshim, edhe kësaj radhe dot të jetë fituesi dhe nuk do të falë më, por kësaj radhe duke mos hezituar që me ndihmën e akteve normative ligjore, t’u përplasë në vendin që, vërtet e meritoni- në lloçin e gjallë të historisë!

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Drejtësia nuk mbrohet me manipulime dhe standarde të dyfishta; Tribunali për ish-Jugosllavinë në Hagë dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë nuk janë e njëjta gjë

Me keqardhje i vlerësojmë reagimet e partive politike maqedonase, të cilat me qasjen e tyre …