Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka falënderuar Shqipërinë për mirëpritjen. Ai tha se po e ndjen ngrohtësinë në Tiranë dhe në “Vendin e Shqiponjave”. Ju falënderoj për një mirëpritje të mrekullueshme dhe vendin e shqiponjave. E ndjej ngrohtësinë në këtë dhomë dhe në çdo dhomë tjetër të Tiranës. Nuk mund ta shpjegoj se sa i lumtur jam”, tha ai. Kryeministri është një udhëheqës i zgjuar dhe shumë i mirë. 4 vitet e fundit që kemi punuar bashkë çdo vështirësi që kemi pasur, ka qenë pranë nesh dhe I kemi përballuar këto vështirësi së bashku”, tha tutje Blinken. Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë qëndrimit për një vizitë, në Tiranë, është takuar dhe ka biseduar me drejtues të institucioneve dhe të sistemit të drejtësisë. Gjatë vizitës së tij të parë, në Shqipëri, Sekretari i Shtetit amerikan Antony Blinken pati një takim me kryetarin e vendit, Bajram Begaj, pastaj me kryeministrin, Edi Rama, ndërkohë që mori pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve Amerikë -Shqipëri. Ai është takuar gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe zyrtarët e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në]ë Tiranë.
Kontrolloni gjithashtu
Policia zbardh rrugën e përdorur për sulmin në Ibër-Lepenc, me hetime të vazhdueshme pas shpërthimit të 29 nëntorit
Në natën e 29 nëntorit, Policia e Kosovës ka zbuluar rrugën e përdorur nga dy …