Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Shqipëri

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Shqipëri

Sekretari i Jashtëm britanik, Dejvid Cameron, ka realizuar një vizitë zyrtare Shqipëri, ndërkohë është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, raporton Anadolu. Pas takimit në selinë e Kryeministrisë së Shqipërisë, Rama dhe Cameron dhanë një deklaratë të përbashkët për mediat, duke u fokusuar në çështjet e bashkëpunimit mes dy vendeve, bashkëpunimin në rajon, emigracionin e parregullt dhe çështje të tjera. Kryeministri Rama theksoi se kanë folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik, sipas tij, me një rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe për Kosovën, por edhe për rajonin, që është hekurudha Durrës-Prishtinë. Rama shtoi se ky është një projekt në të cilin Mbretëria e Bashkuar ka shprehur interesin të përfshihet, qoftë me financimin, qoftë edhe me ekspertizë. Ne  kemi diskutuar për marrëdhëniet tona shumë të mira dypalëshe dhe për thellimin e mëtejshëm të tyre për të cilin kemi folur, qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në NATO, qoftë edhe në aspektin e marrëdhënieve bilaterale në kushtet kur Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë. Rama tha se kanë folur edhe për programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe shtoi se janë shumë të kënaqur me rezultatet e arritura.

 

Kontrolloni gjithashtu

Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori i SHBA-ve, Jeffrey Hovenier ka uruar për festën e Kurban Bajramit

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, qytetarët e vendit tonë janë uruar edhe nga …