Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po qëndron për vizitë në Irak, për herë të parë pas 6 vitesh

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po qëndron për vizitë në Irak, për herë të parë pas 6 vitesh

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres po qëndron për vizitë në Irak, për herë të parë pas 6 vitesh, raporton Anadolu. Ai u takua me ministrin e Jashtëm të Irakut, Fuad Hussein, në Bagdad. Ata pas takimit dhanë nga një deklaratë të shkurtër. Jam i lumtur që vizitoj Irakun. Jemi të bindur se irakianët do të tejkalojnë të gjitha sfidat politike dhe të sigurisë”, tha Guterres. Gjithashtu ai vlerësoi përpjekjet e bëra nga qeveria irakiane për të siguruar kthimin e irakianëve jashtë vendit. Krye-diplomati irakian, Fuad Hussein tha se “Marrëdhëniet tona me OKB-në janë të fuqishme. Me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së do të kemi mundësi të vlerësojmë çështjet e brendshme si dhe ato rajonale dhe ndërkombëtare”. Guterres në kuadër të vizitës së tij në Irak pritet të takohet edhe me presidentin Abdul Latif Rashid, kryeministrin Muhammed Shia Al Sudani dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative …