Ylli Mece

YLLI MEÇE: KUR MIOPIA POLITIKE E NJË POPULLI, PAGUHET SHTRENJTË

Jo rrallë herë ndodh, që popujt në periudha te caktuara historike mund ta humbasin orientimin dhe vetëdijen e tyre politike. Nga pikëpamja filozofike, ata sa të mbizotërojë jeta në rruzull janë e ngelen faktori kryesor i gjithë zhvillimit historik në të gjitha etapat nëpër të cilat ka kaluar e kalon shoqëria njerëzore. Pa popuj nuk do të kishte as kombe dhe as zhvillim ekonomiko-shoqëror. Janë pikërisht popujt, ata që e kanë sjellë të gjithë shoqërinë njerzore në këtë stad zhvillimi që prej zanfillës së lashtësisë primitive e deri më sot. Shkurt popujt janë krijuesit e historisë. Por edhe pse të tillë, ka patur dhe ka raste kur ata në momente të caktura e kanë humbur orientimin e drejtë duke renë preh e mashtrimeve sygjestinuese me anë të premtimeve fjalimeve ekzaltuese me krakter të theksuar nacional apo dhe me disa arritje te karakterit ekonomiko- shoqëror që realizon kasta drejtuese në momente të caktuara.

 

Kjo zakonisht është karakteristike e asaj periudhe që dikur shoqërohej me vuajtje të mëdha dhe fill mbas saj, vrehet një rritje relative e që manifestohet me përmirësimin e nivelit të jetesës, me proklamimin e disa lirive të tjera të privuara më parë, sikurse dhe në ato raste, kur kasta drejtuese luan fort kartën me parulla ultra nacionale dhe me masat qe merr, siguron pavarsinë kombëtare. Në raste të tilla jo rrallë ndodh që luhatet orjentimi dhe vetëdija e popujve nëse ata nuk shikojnë më tej ndërgjegjies së tyre, pra të kuptojnë në thelb nëse kjo është politika bazë në interes të tij, apo një farsë që spekullohet në emër po të tij. Historia ka shumë shëmbuj, por për të mos shkuar larg kujtojmë lindjen e fashizmit në Itali e Gjermani i cili u bë jo vetëm fatkeqësi për popujt e tjerë në Evropë e gjetkë, por dhe për vet popujt e këtyre vendeve. Me miliona bij të popullit gjerman dhe italian dhanë jetën për një ideologji e cila përfaqësohej nga pasionante histerikë të “egocentrizmit” diktatorial, por që dhe nuk duhet harruar se në fillesat e para ,ishin pikërisht këta popuj që e brohorisnin fashizmin dh nazizmin, ishin keta popuj, që nuk arrinin te kuptonin se vëndet e tyre po e ngrinin lumturinë mbi gjakun e popujve të tjerë.

Në vendin tonë mbas vdekjes së Enver Hoxhës dhe sabotimit që ju bë socializmit nga vetë kasta e degjeneruar e PPSH-s ,në bashkëpunim me agjenturat e huaja dhe me ndihmën e imperializmit amerikan e atij evropian, një pjesë e mirë e popullit, veçanërisht e asaj shtrese të pa formuara të cilët nuk arrinin ta kuptonin dhe të bënin dallimin midis tradhëtisë komuniste, nga komunistët e vërtetë, u vërsulën me furi ndaj çdo arritje të socializmit, të cilat ishin arritje të tyre. Falangat fashiste të udhëhequr nga një urrejtje të akumulur prej kohësh, nën parullën “pensionistët në hanxhar, komunistët në litar” filluan gjuetinë e shtrigve. Makartizmi i egër në fakt filloi që me R.Alinë dhe Kongresin e 10 te PPSH i cili në histori njihet si Kongresi i tradhetisë së madhe, kongres ky i cili hapi dritën jeshile të rrënimit të Shqipërisë dhe vet popullit të saj. Ish klasa e përmbysur as nuk mund ta besonte kurrë, se do të ishte pikërisht ajo parti e cila i kishte luftuar për gati gjysëm shekulli, që jo vetëm do të bënte pajtimin klasor duke u puthur e përgushur me ta, por çuditërisht, do të ish ajo shtresë e degjeneruar e kësaj partie e cila do të konkurronte me ish kulakët, borgjezët gjysëm feudalë, ish diversantet dhe kapidanët mustaqellinj të bajrakëve të Zogut. Jo vetëm kaq, por për habinë e tyre dhe në betejën e transformimit rrenjësor, ata ( pra kasta ish komuniste, tashmë e degjenerur plotësisht) do të dilin “fitimtarë” duke e lenë me gisht në gojë klasën e përmbysur.

Në maskën e pluralizmit politik,  si rezultat i rrugës së kurvërisë politike që ajo ndoqi, lindi dhe e mbushi Shqipërinë plotë e për plotë me fëmijë të jashtë ligjshëm, të cilët formuan partitë e tyre, por që në fund të fundit dhe pse nën maskën e “demokracisë së munguar”, “lirisë së cunguar”, “diktaturës komuniste”, ata dhe sot e kësaj dite ishin e do ngelen përsëri “bij kurvash”. Flamurin e rreckosur ngjyrë rozë, si rezultat i ciklit te vet, ( te transformimit) brenda kabinave me mure të zes e me drita rozë ,a po më saktë të “Zogut te zi” e mbajti vet PS-ja, teksa PD-ja si një zuskë e re, kerkonte rrugë të reja dhe partnerë të rinj, jo si ata të “Mama PS-se” . Ishte periudha më e errët në historinë e Shqipërisë sepse elementë nevrastenikë me prirje psikopatie, arrivistë të paskrupullt, banditë të çartisur, sahanlëpirt, srvilë dhe kameleontet shumëngjyrësh u futën në garë kush e kush të mallkonte sistemin. Disa, madje në mënyrë demostrative që dikur mbanin “pseudonime” të çuditëshme spiunësh, filluan të digjnin dokumentat e partisë teksa te tjerët vrapuan me fitila e dinamit në duar për të hedhur në erë gjithë arritjet e popullit shqiptar duke shkallmuar me themel, fabrika uzina, kombinate ,plantacione, u prish dhe u shkatërrua mbrojtja pra të gjith arritjet gjysëm shekullore të popullit tonë. Pse? Sepse na qenkëshin ”komuniste”.

Banda dhe banditët që vinin në pushtet betoheshin për mirëqënie të popullit, teksa popullin e lanë pa punë e hodhën në rrugë. Betoheshin që në kushtet e ekonomisë së tregut do vepronte ligji i konkurrencës së ndershme, teksa n vodhën me ndershmërinë më të madhe, betoheshin për shtetince te drejtës teksa po ai shtet hodhi shqiptaret kundër shqiptarve duke u përleshur me njeri – tjetrin dhe ne te pastajmen, formonin organizma si ajo e “Qeverisë se Pajtimit Kombetar”. Se me cilët ishim ne të te grindur e me kë duhej të pajtoheshim, kete e di vetëm Berisha dhe mendja e tij diabolike i cili ne fillim te Marsit 97-te vetëzgjidhej president.

I ngazellyer duke e mbushur gotën e veres me gjak shqiptarësh ai uronte vetveten para kamerave për ta parë shqiptaret, teksa frikcakët dhe lepujt socialistë i kishte marrë lemeria e u luteshin nderkombetarve të ndëshkonin Berishën. Dhe bota heshte, Evropa qeshte, Amerika na jepte kurajë të duronim se ishte fazë tranzicioni dhe se Berisha do t’i duhej persëri popullit shqiptar për tragjedi të tjera si ajo e Gerdecit e 21 Janarit e sa e sa krime të tjera monstruoze madje janë aq shumë sa do të duheshin që çdo vend i botës te degonte në Shqipëri nga një gjykatë speciale.

Por jo Berishën kurrësesi s’kanë për ta dënuar.

Nëse dikush ndërmerr hapin për ta dënuar atë, duhet t’i bëjë mirë llogaritë sepse ai do të merrte me vete si ortek gjithë banditizmin e politikës ë çdo lloj partie.

Ja pse Berisha tashmë bën trimin dhe turmat e narkotizuara i shkojnë nga mbas.

Ja pse Rama e ka frikë Berishën sepse eshte dhe i një” Berishë në miniture” nga që në rrugën e banditizmit politik dhe aferave me shifra marramendese është futur dhe vet kupola e PS-se.

Socialistët me premtimet e tyre elektorale për ndryshimet e medha që do të bënin e zhgenjyen popullin.

E kujt mund t’i shkonte nder mend se ata vërtetë “do bënin ndryshime”, por ja që i bënë për veten dhe xhepat e tyre, aq sa disa syresh hoqën hajmalitë nga qafa që i mbanin kur i luteshin zotit t’i nxirrte nga varferia dhe i zvendesuan me varse te renda floriri, teksa njëra që në pjatë mezi kapte “koqen e ullirit” me pirun, tashmë ha bërxollën që kushton dhejtra apo qindra Euro.

Çdo kush mund ta ngrejë zerin ndaj socialisteve kusarë, por jo Berisha të cilit historikisht i ka humbur vula por që për fatin e keq ka tre dekada që i jep mësim gjithë horrave të politikës shqiptare se si vidhet, mashtrohet, si vritet, rrëmbehet si të të qajë me kujë kur vet ai të ka vrarë madje është gati dhe të të ngrejë përmendore. Tre dekada ka populli që nanuriset me premtimet e politikës dhe tre dekada është po ky popull që voton fatkeqësitë e tij. Ja pse miopia e një populli kur ai gabon, paguhet shtrenjte dhe ai që paguan është populli. Po cilët të votojmë ?

 

Kontrolloni gjithashtu

Nesër, më 4 janar 2024, në ambientet e Radios-Kosova e Lirë, në Prishtinë shënohet 25-vjetori i fillimit të transmetimit të programit

RKL: Kur bëhet fjalë për aferat e korrupsionit e përgjimet në vend, Albin Kurti reagon, sikur Nastradini me palljen e gomarit

Se cili ka qenë Albini i kohës  së opozitës dhe cili është tani, në pozitën …