Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i kërkon falje kryetarit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg: Raketat Koreanoveriore mund t’i godasin anëtarët e NATO-s

Raketat balistike të Koresë Veriore mund të arrijnë në territoret e vendeve anëtare të Aleancës, thekson sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën japoneze “Jomiuri”. “Edhe Europa ndodhet nën rrezet e veprimit të raketave të Koresë Veriore. Shtetet e NATO-s tashmë janë në rrezik”, thotë ai.

Stoltenberg shtoi se Aleanca në tërë historinë e saj i ka mbrojtur anëtaret e saja nga raketat balistike. “NATO ka mundësi dhe vendosmëri të kryejë kundërsulm”, tha Stoltenberg. Sipas tij, në qendrën për siguri kibernetike të NATO-s në Talin, do të dërgohen edhe ekspertët japonezë. Stoltenberg sot e fillon vizitën në Japoni.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …