leoni

Selim Selimi: Ministria e Drejtësisë ka arritur të shënojnë progres në shumë fusha brenda fushëveprimit të saj

Selim Selimi: Ministria e Drejtësisë ka arritur të shënojnë progres në shumë fusha brenda fushëveprimit të saj

Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, thotë se viti 2020 për ministrinë që e drejton ka qenë shumë i suksesshëm. Hartimi i modaliteteve për veting, nisja e fazës së tretë të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, Gjykata Komerciale janë disa nga sukseset që ai i përmend. Selimi në një intervistë për KosovaPress thotë se përkundër pandemisë, ministria që e drejton ka arritur të shënojnë progres në shumë fusha brenda fushëveprimit të saj. Gjatë vitit të kaluar, ai thotë se janë angazhuar në zbatimin e prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fushën e drejtësisë dhe në realizmin e objektivave, programeve dhe projekteve sektoriale si pjesë e dokumenteve strategjike të saj. Po ashtu, ai thotë se është punuar në ndryshime substanciale të legjislacionit në sektorin e drejtësisë, duke rishikuar dhe hartuar projekt-kode, projektligje, koncept-dokumente dhe akte të tjera nënligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca e katër ndaj 11 veteranëve të UÇK-së

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …