Shumë rajone të Kosovës vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë si shkak i vërshimeve pas reshjeve të fundit të borës dhe shiut

Shumë rajone të Kosovës vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë si shkak i vërshimeve pas reshjeve të fundit

Reshjet e shiut dhe borës që po vazhdojnë të bien tash e sa ditë në vendin tonë, kanë shkaktuar probleme në disa pjesë të Kosovës. Shiu i mbrëmshëm që ra ka shkaktuar vërshime në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë, më saktësisht në Komoran te vendi i njohur si “Kroi i Mbretit”. Shihet se një pjesë e rrugës në këtë vend është mbuluar nga uji. Veturat të cilat po kalojnë në atë pjesë po kanë vështirësi në qarkullim. Duhet kujtuar se problemi i tillë në këtë pjesë paraqitet gjithmonë sa herë që ka reshje të mëdha të shiut. Gjithashtu në gjendje të rënd raportohet të jenë shumë qytete dhe rajone të Kosovës si shkak vërshimeve. Por gjendja alarmante vazhdon të jetë në Drenas, Fushë Kosovë, Gjilan e vende të tjera ku uji ka depërtuar edhe brenda shtëpive.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …