Serbët e pjesës veriore të Kosovës kanë thënë se njëherë duhet të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe e mandej të organizohen zgjedhjet në katër komunat veriore. Ata kanë kërkuar po ashtu që para se të mbahen zgjedhjet, paraprakisht, policia të tërhiqet nga veriu, të lirohen të gjithë të burgosurit serbë, si dhe kryetarët shqiptarë të komunave të tërhiqen, në mënyrë që ata pastaj të marrin pjesë në zgjedhjet që do të organizoheshin nga Qeveria e Kosovës. Këto kushte, i kanë parashtruar disa serb të intervistuar nga Kosovapres. Ata kanë thënë se mbajtja e zgjedhjeve në veri është e nevojshme, por pasi të plotësohen të gjitha kushtet të cilat serbët ka kohë që po i kërkojnë.
Kontrolloni gjithashtu
Sami Lushtaku: Drenica është gati për zgjedhjet, mundësia e kthimit të Thaçit do të bënte revolucion në Kosovë
Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka shprehur besimin …