Edita Tahiri

Serbet refuzojnë të kenë një grup pune për hartimin e statutit të asociacionit

Edita Tahiri, paralajmëroi se Qeveria e Kosovës do të emërojë një grup pune për hartimin e statutit të Asociacionit, por kjo  ka ndeshur në kundërshtime të serbëve të Kosovës, dhe konsiderohet si një përpjekje e re për obstruksion ndaj formimit të AKS. Nëse me të vërtetë ndodh formimi i ndonjë “grupi paralel”, sipas paralajmërimeve jozyrtare, ekipi menaxhues serb për formimin e AKS-së do të kërkojë mbrojtje nga Brukseli, shkruan sot “Novosti” i Beogradit. Sipas marrëveshjes së arritur ekipi është  i formuar qysh më 2013, përbërja e të cilit u ndryshua javën e shkuar, në të cilin u përfshinë edhe përfaqësuesit e pjesë jugore të Krahinës, siç vazhdojnë ta quajnë serbët shtetin e pavarur të Kosovës. Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini ia ka thënë ministrit, Enver Hoxhajt, se është “me rëndësi thelbësore” zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun midis Beogradit e Prishtinës dhe se “të dy palët duhet të bëjnë hapa domethënës pa vonuar” për realizimin e tyre. Serbët  kanë deklaruar se do ta informojnë  Brukselin për çdo shmangie të marrëveshjes së arritur që kanë të bëjnë me AKS-në, duke u mbështetur posaçërisht në nenin 21 të Parimeve të harmonizuara në gusht të vitit të kaluar.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami reagon ashpër ndaj Muratit, mashtrues keni qenë dhe të tillë mbeteni

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të deputetit …