Luksemburgu pro daljes së Hungarisë nga BE, sepse s’ mund të pranojë të shkelen vlerat themelore të saj

Luksemburgu pro daljes së Hungarisë nga BE, sepse s’ mund të pranojë të shkelen vlerat themelore të saj

Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, në një intervistë ka deklaruar se është pro daljes së Hungarisë nga BE.  “Brukseli nuk mund të pranojë që vlerat e tij themelore të shkelen hapur. Ato vende si Hungaria, që ndërton barriera kundër refugjatëve të luftës, apo shkel lirinë e shtypit dhe atë të gjyqësorit, duhet të pezullohet përkohësisht ose në mënyrë të përhershme”, ka deklaruar Asselborn. Shefi i diplomacisë së Luksemburgut ka folur për një modifikim të traktateve të BE-së, në mënyrë që një opsion i tillë të bëhet i mundur. Më herët, kryeministri hungarez Viktor Orban kishte akuzuar Asselborn se kishte diskretituar ndërkombëtarisht Hungarinë.

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …