Serbia dhe kryetari i saj Aleksandër Vuçiq nuk e ndalin fushatën kundër njohjes së Kosovës

Serbia dhe kryetari i saj Aleksandër Vuçiq nuk e ndalin fushatën kundër njohjes së Kosovës

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar me ambasadorin palestinez, Muhamed Nabhan, me të cilin diskutoi aspekte të ndryshme të marrëdhënieve bilaterale. Kreu i shtetit serb e falënderoi atë për siç tha “mbështetjen e Palestinës sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe qëndrimit parimor për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës”. Ai gjithashtu e njoftoi diplomatin palestinez për rrjedhën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ambasadori Nabhan e informoi Vuçiqin për pikëpamjen palestineze për situatën në Lindjen e Mesme.

Kontrolloni gjithashtu

Valmir Elezi

KQZ: Kandidatët për kryetar komune duhet të kenë 3 vjet banim në komunën ku garojnë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikujtuar se një nga kushtet kryesore për t’u certifikuar si …