Masakra e Srebrenicës

Serbia zyrtare vazhdon ta mohojë gjenocidin në Srebrenicë, pasi i ka duart e lyera me gjakun e 8 mijë e 400 martirëve boshnjakë

Në 29-vjetorin e përkujtimit të gjenocidit në Srebrenicë, vazhdojnë debatet në Serbi lidhur me interpretimin dhe mohimin e këtij gjenocidi dhe etnocidi  të rëndë të luftës në ish-Jugosllavi. Ndërsa një pjesë e shoqërisë civile dhe opozitës pro-evropiane mbështesin njohjen e gjenocidit dhe thonë se Serbia duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, pushteti aktual vazhdon të kundërshtojë këtë qëndrim. Aleksandar Radovanoviq nga Lëvizja e Qytetarëve të Lirë ka theksuar se për të arritur pajtimin dhe për të kujtuar viktimat me nderim, është e rëndësishme që të pranohet dhe të respektohet historia e vërtetë. Aktivistët për të drejtat e njeriut në Serbi po kërkojnë që autoritetet të ndalojnë praktikat e mohimit dhe të shpallin 11 korrikun si ditë përkujtimi për viktimat e Srebrenicës.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së paralajmëron bllokimin e punës së Kuvendit dhe Qeverisë nga 26 korriku

Qeveria lë në harresë premtimin për ndryshimin e ligjit, Veteranët jashtë agjendës

Ndryshimi i Ligjit për Veteranët e luftës së UÇK-së, që do të hiqte kufizimin e …