Sergei Lavrov, i ka sugjeruar kryetarit, Vladimir Putin ta vazhdojë rrugën diplomatike në raport me Ukrainën

Sergei Lavrov, i ka sugjeruar kryetarit, Vladimir Putin ta vazhdojë rrugën diplomatike në raport me Ukrainën

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, i ka sugjeruar të hënën presidentit rus, Vladimir Putin që Moska të vazhdojë rrugën diplomatike, në përpjekjet për të siguruar garanci të sigurisë nga Perëndimi, ndërkohë që rriten tensionet rreth Ukrainës. Lavrov i ka thënë Putinit se Shtetet e Bashkuara kanë bërë propozime konkrete për zvogëlim të rreziqeve ushtarake, mirëpo ka thënë se nuk kanë qenë të kënaqshme përgjigjet nga Bashkimi Evropian dhe aleanca ushtarake e NATO-s. Në një komunikim televiziv, Putin është parë duke i kërkuar Lavrovit nëse ka mundësi të arritjes së marrëveshjes për të adresuar shqetësimet ruse për siguri, apo nëse palët janë vetëm duke hyrë në negociata të vështira. Lavrov ka thënë se pala ruse tashmë ka paralajmëruar më shumë se një herë “që nuk do të lejojë negociata pafund për pyetjet që kërkojnë zgjidhje sot”.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …