Hekuran Xhani dikur e shante keq Sali Berishën tani kur e ka emëruar kandidat në Rogozhinë, e përkrah dhe e lavdëron

Hekuran Xhani dikur e shante keq Sali Berishën tani kur e ka emëruar kandidat në Rogozhinë, e përkrah dhe e lavdëron

Hekuran Xhani, kandidati i Berishës për Bashkinë e Rrogozhinës reagon për videon e publikuar dy ditë më parë në media, ku ai shfaqej me zë dhe figurë, madje i dehur, duke sharë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe politikanë të tjerë. Ai Berishën e quante “Sali kur*a”.

Kandidati, tashmë krah Berishës tha gjatë një interviste se videoja ku shfaqet duke sharë Sali Berishën është e para 5 viteve. Ai tregoi se tashmë ka ndryshuar mendim, pasi tani gjykon se ish kryeministri është një njeri i nderuar. Xhani thotë se videon e ka publikuar Lulzim Basha për të ulur imazhin e tij, duke nënvizuar se ndjen keqardhje për këtë.

Qytetaret e Rrogozhines e dine se kush eshte Hekuran Xhani, per qytetaret qe nuk me njohin i ftoj te vijne e te pyesin bashkeqytetaret tane per figuren dhe kontributet e mija. Une nuk jam pa te meta por nuk jam as hajdut, as mashtrues, e aq me pak spiun e i pabese e servil!

Duke ju kerkuar ndjese per kete shqetesim, ju premtoj se nuk do te perkulem para asgjeje e nuk ndalem perpara te tilla metoda humbesish historik , por do te punoj bashke me ju cdo dite dhe ore deri ne datë 6 Mars, per te bere me te miren per ju dhe per Rrogozhinen!  Miqesisht, Hekurani. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

33 të arrestuar pas protestës në Tiranë, 271 arrestime gjatë shtatë ditëve të tubimeve

Policia e Tiranës ka arrestuar 33 persona dhe ka proceduar penalisht 41 të tjerë pas …