Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është shpallur fajtore për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha është shpallur fajtore për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Ajo është dënuar me tre vite, por pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, do të vuajë dy vite heqje lirie. Më herët, Prokuroria e Posaçme kërkoi 3 vite e 6 muaj burg për Enkelejda Hoxhën duke zbritur 1/3 e dënimit. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit pranoi kërkesën e ish-gjyqtares për gjykim të shkurtuar. Gjatë operacionit për arrestimin e Enkelejda Hoxhës u arrestuan edhe persona të tjerë të përfshirë në skemën e korrupsionit ku liroheshin ‘të fortët’.

Për këta, SPAK ka kërkuar edhe katër vite burg për avokatin Aldo Tabaku, i cili ndërhynte për ndryshimin e vendimit dhe tre vite burg për Sekretaren e Gjykatës, Manuela Mallkuçi.

Gjithashtu, dy vite burg për të dënuarin Saimir Petanin i cili kërkonte lirimin nga burgu kundrejt pagesës dhe vëllanë e tij Bledar Petani, i cili do t’i jepte 12 mijë euro ish gjyqtares Hoxha. Dënimin me dy vite burg, SPAK kërkon edhe për të arrestuarit e tjerë Altin Skëndaj, Gazmir dhe Gentjan Nezajn e Isuf Tanezin, ndërsa për Trëndafile Fagun ka kërkuar nëntë muaj burg. Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Ish-gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha është arrestuar bashkë me punonjës të tjerë, mes tyre avokati Aldo Tabakun, sekretarja Manuela Mallkuçin, Gazmir Nezajn, Isuf Tanuzin, Bledar Petanin, Sajmir Petanin dhe Altin Skëndaj, Trëndafile Frangu dhe Migena Skënderi, pasi kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …