leoni

WWF fillon fushatën rajonale “Love it or lose it” e cila na fton të gjithëve ta duam natyrën në mënyrë që ajo të mos zhduket.

WWF fillon fushatën rajonale “Love it or lose it” e cila na fton të gjithëve ta duam natyrën në mënyrë që ajo të mos zhduket.

Natyra ka nevojë për dashurinë tonë

Në Ditën e Shën Valentinit, organizata botërore për mbrojtjen e natyrës, WWF, fillon fushatën rajonale “Love it or lose it” (Shqip: Duaje ose humbe), duke e deklaruar vitin 2022 vit thelbësor për ta treguar dashurinë tonë për natyrën, nga e cila varet gjithë njerëzimi.

Në vazhdën e misionit për ta mbrojtur botën e egër, dhe për ta ndërtuar një të ardhme ku njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën, fushata e organizatës WWF prezanton zona të rajonit tonë pa të cilat ai do të ishte komplet ndryshe: Detin Adriatik, pyjet e pashkelura, lumenjtë e pastër, zonat e mbrojtura të cilat na e mundësojnë klimën stabile, dhe karstin e Dinarideve. Shumë nga këto vende do të zhduken nëse vazhdojmë të kemi efekt të dëmshëm mbi to, nga shpyllëzimi i pakontrolluar, ndërhyrja në rrjedhat e lumenjve, mbipeshkimi, e deri te ndotja e ajrit.

Kurrë nuk i kemi bërë më shumë presion natyrës, andaj kemi humbur një numër të madh të specieve, dhe habitateve. Është koha të tregojmë dashuri për natyrën”, thekson Petra Boić Petrač, Drejtore e Komunikimit në WWF Adria. Dashuria është burimi më i çmuar që e kemi, dhe pa të nuk mund të ecim përpara. Duke i shprehur dashuri natyrës, mund të ndihmojmë për të siguruar mbijetesën e saj, dhe kjo na duhet për mbijetesën tonë”.

Gjatë vitit, përmes kësaj fushate, WWF do të prezantojë vende specifike pa të cilat rajoni ynë nuk do të ishte kaq i veçantë. Nga fenomeni shkëmbor në parkun kombëtar Bjeshkët e Nemuna, Triglav, ose Kërkë; shpellat si Grabovaça, Vjetrenica, apo Shpella e Postonjës, ekosistemet e ujërave të ëmbla si Liqeni i Shkodrës, apo Amazona Evropiane të cilën UNESCO e ka deklaruar rezervë biosferike të pesë shteteve; pyjet e mrekullueshme të parkut kombëtar Sharri, Sutjeska, apo Tara; e deri të parqet e bukura ujore si Ujëvara e Mirushës, Lastova, apo Telashçica.

Fushata do të shoqërohet nga një seri e postimeve në rrjete sociale, me të cilat WWF do të ngrisë vetëdijen për nevojën e mbrojtjes së natyrës sonë unike. Fushata tregon lidhjen që e kemi me natyrën, dhe çka do të humbnim nëse nuk e duam atë mjaftueshëm për ta ruajtur.

Hidhini një sy natyrës që nuk duhet ta humbim!

– Fund –

Për informata shtesë:

Ariana Çaka, Zyrtare për Komunikim, WWF Adria, +383 44 592 643, [email protected]

Videot mund t’i gjeni këtu: https://bit.ly/3uNMaGV & https://bit.ly/3JwJnGx

Fotografitë janë bashkangjitur në email.

 

Rreth WWF

WWF është një nga organizatat më të mëdha të pavarura e më me reputacion për mbrojtjen e natyrës, me afro pesë milion mbështetës, dhe një rrjet global aktiv në më shumë se 100 shtete. Misioni i WWF është të ndalojë shkatërrimin e mjedisit natyror të Tokës, dhe të ndërtojë një të ardhme ku njerëzit jetojnë në harmoni me natyrën duke ruajtur biodiversitetin botëtor, dhe duke u siguruar përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore të ripërtrishme, duke promovuar zvogëlimin e ndotjes dhe konsumit të tepërt. Më shumë informacion në www.wwfadria.org.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …