Sh. Berisha: Isa Mustafa ruajtësi më besnik i Jugosllavisë në kohën kur ajo po shkatërrohej

Gjatë muajve nëntor – dhjetor 1989 dhe Janar – mars 1990, në Kosovë mbretëronte gjendje e jashtëzakonshme, dhe përpjekja e regjimit serbë për të shkatërruar çdo gjë shqiptare tashmë kishte arritur kulmin. Kjo situatë ishte e padurueshme për popullin shqiptar, prandaj edhe doli në rrugë për të demonstruar. Në këtë periudhë kohore u organizuan shumë demonstrata e tubime protestuese në ambiente të ndryshme, në qytete e fshatra të Kosovës, të cilat edhe pse ishin krejtësisht paqësore, ato u përgjakën nga njësitë speciale të policisë serbe dhe nga armata jugosllave. Vetëm gjatë muajit janar 1990 u vranë 28 shqiptarë, ndërsa u plagosën rreth 120 të tjerë.


 


Më 30 janar 1990, në fshatin Stanovc i Epërm u vranë dy shqiptarë nga policia speciale serbe, ndërsa shumë të tjerë u plagosën rëndë, derisa po brohorisnin për demokraci, liri dhe unitet. Për ta qetësuar situatën, më 11 mars në këtë fshatë kishin shkuar, Isen Kajdomçaj, Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës dhe ISA MUSTAFA, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës (KEK), (organe këto të krijuar në dhjetor 1989 nga Serbia, pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, në mars 1989!!!) Me këtë rast Isen Kajdomçaj, para masës së tubuar thotë se, shqiptarët janë, “për bashkëjetesë për këtë Jugosllavi të KAÇKJ-së e të Titos, në kuadër të RS të Serbisë…”, ndërkaq Isa Mustafa duke u përgjigjur në pyetjen e një qytetari lidhur me ndarjen e nxënësve e të studentëve në shkolla dhe në konvikte në baza nacionale, deklaron se, Këshilli Ekzekutiv i Kosovës nuk është për ndarjen në baza nacionale në shkolla dhe fakultete dhe se KEK nuk e ka ndërruar këtë qëndrim, “sepse ato janë konkluzione të bazuara në ruajtjen e fryteve të revolucionit tonë dhe të vëllazërim-bashkimit”. Është për tu habitur nga fakti, se si Isa Mustafa, (ky kryemistri aktual i Republikës së Kosovës), më 11 mars 1990, bënte thirrje për “ruajtjen e fryteve të revolucionit” dhe të “vëllazërim-bashkimit“, ndërsa më 22 janar 1990 në Kongresin e XIV’të të KQ të LKJ, ka nisur shpërbërja e Jugosllavisë, pasi delegatët e Sllovenisë dhe të Kroacisë e kishin braktisur përfundimisht kongresin!


 


Gjerësisht: “Me stabilizimin e gjendjes do të hiqen masat e jashtëzakonshme”, botuar në gazetën “Rilindja” (më 12 mars 1990, faqe 2).


 


Pas demonstratave të janar-shkurtit 1990, në mars ngjarjet në Kosovë morën përmasa shqetësuse. Nxënësit serbë bashkë me prindërit dhe mësimdhënësit e tyre, të nxitur nga regjimi dhe shërbimi i sigurimit serb kërkuan që mësimin ta zhvillojnë vetëm në ndërrimin e paradites, me arsyetimin se janë të rrezikuar nga “separatistët dhe nacionalistët shqiptarë”, si dhe kërkuan ndarjen e shkollave dhe të klasëve sipas përkatësisë kombëtare! Gjatë këtyre zhvillimeve u paraqitë edhe një dukuri tjetër e shëmtuar, heqja dhe thyerja e busteve të herojve tanë kombëtar nëpër oborret e shkollave, siç ndodhi heqja e bustit të Hivzi Sylejmanit nga oborri i gjimnazit në Fushë Kosovë, shkatërrimi dhe zhdukja e bustit të Shtjefën Gjeqovit nga oborri i gjimnazit në Klinë etj. Ndërkaq, provokimi tjetër më i rëndë që ndodhi nga 20 marsi gjer më 20 prill 1990, ishte: helmimi i 7 200 nxënësve shqiptarë, të shkollave të mesme dhe fillore në Podujevë, Ferizaj, Prishtinë, Lipjan, Serbicë, Suharekë, Prizren, Vushtrri, Mitrovicë, Kamenicë, Viti, Klinë, Deçan, Kaçanik, Obiliq etj.


 


Në këtë situatë të rëndë, organet e dhunshmë të regjimit serbë të instaluar në Kosovë (në nëntor-dhjetor 1989), siç ishin: Komiteti Krahinor i Kosovës, Kryesia e KSA të Kosovës, Këshilli Ekzekutiv i Kosovës, organizata sindikale etj., në vend se t’i përkrahnin kërkesat e popullit shqiptarë: për liri, demokraci dhe barazi, dhe t’i zbulonin grupet kriminale serbe që helmuan nxënësit shqiptarë, nëpër takime partiake e tubime me qytetarët, kërkonin qetësi e tolerancë dhe për habi protestat e qeta i vlerësonin si “nacionaliste” e me prapavijë armiqësore, madje zotoheshin se nuk do gjunjëzohen para nacionalistëve dhe seperatistëve shqiptarë dhe as nuk do t’i tradhtojnë përcaktimet ideore të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë (LKJ’së), frytet e revolucionit dhe të vëllazërim – bashkimit! etj.etj. Kjo specie komuniste në Kosovë (pjesë e së cilës ishte edhe Isa Mustafa), përbetohet në programin dhe idetë e LKJ’së, në atë LKJ e cila ishte shpërbërë më 22 janar 1990 në Kongresin e saj të XIV’të, pasi që delegatët e Sllovenisë dhe të Kroacisë e kishin braktisur kongresin!


 


Gjendja e jashtëzakonshme dhe ndalimi i Lëvizjes së qytetarëve me vendim të Këshillit Ekzekutiv të Kosovës, anëtar i së cilit ishte Isa Mustafa


 


Më 21 shkurt 1990, Këshilli Ekzekutiv i Kosovës (qeveria kukull e Sllobodan Millosheviqit), anëtar i të cilit ishte Isa Mustafa (aktualisht kryetari LDK’së dhe Kryeministër i Qeverisë së Kosovës) lëshoi një kumtesë për opinion, në të cilën thuhej: “Duke u nisur nga situata e përgjithshme e sigurisë në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës, të masave të Kryesisë së RSFJ dhe të Kryesisë të KSA të Kosovës e në bazë të vendimit të Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të KSA të Kosovës, nr.80-12/90, të datës 20.02.1990, sekretari Krahinor i punëve të Brendshme, Jusuf Karakushi lëshoi urdhëresën 01, nr.132/90, datë 21.02.1990 – e cila hyn në fuqi menjëherë. Me këtë urdhëresë u ndalohet lëvizja personave në kohën prej orës 21 deri në ora 4 të ditës së nesërme në territorin e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Në fuqi mbetet edhe urdhëresa e Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme e datës 01. 03. 1989 (të lëshuar nga Jusuf Karakushi), e cila ndalon lëvizjen e personave në numër më të madh”. (Rilindja, 21. 02. 1990)


 


Madje ky “Këshill Ekzekutiv”, më 16 mars 1990 dha urdhër të mbyllej edhe Qendra e Studentëve në Prishtinë për studentët shqiptarë, ndërkohë që dyert e kësaj qendre për studentët serbo-malazezë nuk ishin mbyllur kurrë!


 


Në mars të vitit 1990, Isa Mustafa thirri publikisht për “Ruajtjen e fryteve të revolucionit jugosllav dhe bashkim vëllazërimit” dhe luftë pa kompromis kundër nacionalizmit e irridentizmit shqiptar!


 


Në një artikull të gazetës “Rilindja”, (e hënë, datë 12 Mars 1990) me titull: “Me stabilizimin e gjendjes do të hiqen masat e jashtëzakonshme”, thuhet: “Kryetari i Kryesisë së KSA të Kosovës Isen Kajdomçaj dhe ISA MUSTAFA, anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Kosovës, dje qëndruan në fshatin Stanovc të Epërm, ku morën pjesë në tubimin e qytetarëve të këtij lokaliteti, për t’u njohur më për së afërmi me gjendjen politike dhe të sigurisë.”


 


Çka ndodhi në Stanovc më 30 janar?


 


Më 30 janar, në Stanovc u vranë dy shqiptarë të këtij lokaliteti, e shumë të tjerë u plagosën. Gjatë kësaj dite derisa ishin tubuar në Satnovc disa të rinj, të cilët kanë brohoritur për demokraci, liri dhe unitet, përmes helikopterit u intervenua me gaz lotsjellës, ndërkohë ka ardhur policia speciale serbe (milicët e aradhës së bashkuar), e cila ka shtënë me armë të zjarrit dhe i kanë vrarë dy shqiptarë. Gjatë intervenimit u rrahën u maltretuan dhe u plaçkitën disa qytetarë të tjerë, të cilët si kalimtar të rastit kanë tentuar t’i ndihmojnë të plagosurit. Gjatë tërheqjes policia me armë të zjarrit ka shti në të gjitha drejtimet, duke i goditur edhe muret e shtëpive!


 


Pavërsisisht nga kjo gjendje e tmerrshme dhe dhimbshme për banorët e Stanovcit, Kryetari i Kryesisë së KSA të Kosovës, Isen Kajdomçaj, gjatë fjalimit pa hezitim thotë se: “Populli shqiptar është për bashkëjetesë për këtë Jugosllavi të KAÇKJ’së e të Titos, në kuadër të RS të Serbisë, sikurse edhe çdo popull i vendit tonë.”…”Besimi reciprok e toleranca, mirëkuptimi, është ajo që tani na duhet më së shumti sikurse edhe dialogu i përbashkët. Ngjarjet dhe trazirat si dhe situata e krijuar kanë krijuar klimë pasigurie për të gjithë, e sidomos për nacionalitetet e tjera, të cilat në Kosovë janë si pakicë. Këtë ne duhet ta pengojmë, sepse nxitë motivin për shpërngulje. Ne duhet të angazhohemi për stabilizimin e situatës, sepse Kosova është e të gjithë atyre që jetojnë në të.” – ka përfunduar Isen Kajdomçaj.


 


Lexo faksimilin e gazetës “Rilindja”, datë 12 Mars 1990, faqe 1


 


Ndërkaq në një pyetje të Lulzim Cakajt që i bëri: kryetarit të Kryesisë së KSA të Kosovës Isen Kajdomçajt, se si ndodhi që të ndërrohet vendimi i KE (Këshillit Ekzekutiv) të Kosovës për ndarjen e nxënësve e të studentëve në shkolla dhe në konvikte në baza nacionale, kur dihet se ai mori qëndrim që të mos bëhet një gjë e tillë, mirëpo pastaj me urdhrin e organeve të RS të Serbisë po thuhet se ky qëndrim u ndryshua dhe kërkoi që kryetari i KE të Kosovës (Jusuf Zejnullahu) për këtë të jap dorëheqje, u përgjigj ISA MUSTAFA.


 


Në këtë pyetje ISA MUSTAFA, anëtar i KEK, tha: “Është e vërtet se KEK ka marrë qëndrim të mos bëhet ndarja në baza nacionale në shkolla dhe fakultete. KEK nuk e ka ndërruar këtë qëndrim, sepse ato janë konkluzione të bazuara në ruajtjen e fryteve të revolucionit tonë dhe të vëllazërim-bashkimit. Pra, ne nuk i përkrahim ndarjet në bazë nacionale. Pra KE i Kosovës nuk i ka ndryshuar qëndrimet e veta, e nëse është bërë diç në këtë drejtim, kjo është bërë me sjelljen e organit e jo të Këshillit Ekzekutiv.” (…)


 


Gazeta “Rilindja”, e hënë – 12 Mars 1990 faqe 2.


 


 


Duke lexuar analizat e publicistit, veprimtari dhe të burgosurit politik, Sheradin Berisha, të gjitha të mbështetura në dokumente e fakte, dashur pa dashur arrihet në përfundim se:


 


Isa Mustafa ishte mohikani i fundit i regjimit depsotik dhe antishqiptar të Slobodan Milosheviqit, në Kosovë. Ai qëndroi në poste të larta partiake deri në fund, madje edhe pasi ishte themeluar LDK-ja dhe pasi ishin përzënë nga Kuvendi delegatët e Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës e Metohisë. Ai së bashku me Rrahman Morinën, Jusuf Zejnullahun, Azem Vllasin, Isen Kajdomçajn, Kolë Shirokën, Kaçusha Jasharin, Jusuf Karakushin, Ali Shukriun, Ramë Alihajdarin,  Sejdo Bajramoviqin dhe disa të tjerë, u larguan nga postet, pasi Milosheviqi i kishte shtrydhur deri në palcë dhe nuk u kishte mbetur më asnjë pikë dinjiteti kombëtar. Disa prej tyre, të zhgënjyer në padronin, të cilit ti kishin shërbyer për 50 vjet u rreshtuan në LDK-në e Ibrahim Rugovës dhe mbijetuan politikisht deri në ditët tona, gjithnjë duke qënë në shërbim të shërbimeve jugosllave dhe shërbimeve të tjera të huaja, antishqiptare. Isa Mustafa edhe mund të krenohet me biografinë e tij, por realiteti ka mbetur ai që ka qenë dhe është. Mjafton të lexohen fjalimet e tij, të botuara në “Rilindjen” e kohës, për të vërtetuar e për t’u bindur se kush ka qenë dhe kush është Isa Mustafa, por jo vetëm ai, sepse të tillë ka ende në Kosovë, sepse prej angazhimeve të të tillëve po na pjellin mini shtetet serbe brenda Kosovës, AKS, KOS etj, po na uzurpohen “me leje” për hir të fqinjësisë së mirë, mijëra hektarë tokë nga Serbia, Mali i Zi e nga Maqedonia. Me të tillët, apo me bijtë e bijat e tyre në krye të institucioneve të Kosovës,  Serbia  po na mban peng lirinë dhe pavarësinë. ( A. Qeriqi)


 


 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …