Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se do të jetë e vështirë që në këtë kohë Serbia ta njoh zyrtarisht shtetin e Kosovës. Ai këtë e ka arsyetuar me faktin se Serbia në prillin e vitit të ardhshëm mban zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Vuçiq po dëshiron të blejë kohë për njohjen e Kosovës, njëjtë sikur Boris Tadiqi. Vuçiq në këtë kohë po shtynë marrjen e vendimit përfundimtar për Kosovën. Para zgjedhjeve në Serbi, është problematike të pritet njohja e drejtpërdrejt e Kosovës dhe që Vuçiq ta merr një hap tash para zgjedhjeve është pak e mundshme, vetëm nëse ndodh ndonjë gjë e madhe sikur ajo që ndodhi me Marrëveshjen e Uashingtonit”, ka thënë Kamberi në RTK.
Kontrolloni gjithashtu
Sllavko Simiq zbulon bisedat dhe marrëveshjet e Mimoza Kusarit me Millan Radojçiqin në vitin 2022
Ish-deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka sjellë në qendër të vëmendjes rikthimin e diskutimeve …