Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar fotografi nga stërvitjet e përbashkëta ndërmjet Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey-t dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në kuadër të operacionit “Eagle Strike”. Sipas ambasadës amerikane, kjo stërvitje ka për qëllim forcimin e aftësive taktike dhe rritjen e gatishmërisë, bashkëpunimit dhe efektivitetit operacional në fushëbetejë mes dy forcave aleate. Në njoftim thuhet se ky është viti i pestë i zhvillimit të operacionit “Eagle Strike”, një stërvitje e përvitshme që bashkon kandidatët për oficerë të Gardës Kombëtare të Ushtrisë së New Jersey-t dhe kadetët e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë. “Eagle Strike” synon të avancojë aftësitë luftarake dhe ndërveprueshmërinë mes udhëheqësve të ardhshëm ushtarakë të dy vendeve, duke dëshmuar partneritetin e ngushtë strategjik ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
