Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka vazhduar takimet me qytetarë dhe familje nëpër Kosovë, duke diskutuar për sfidat ekonomike dhe sociale me të cilat po përballen qytetarët. Hamza ka theksuar se kostoja e jetesës në Kosovë është rritur ndjeshëm, ndërsa pagat dhe pensionet kanë mbetur të pamjaftueshme për qytetarët. “Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet. Kjo është padrejtësi sociale. Për këtë arsye, ne do t’i themi STOP krizës ekonomike dhe sociale që e kanë sjellë vendimet e gabuara politike”, ka deklaruar ai. Sipas Hamzës, vendi ka nevojë për një etapë të re zhvillimi ekonomik dhe mirëqenieje për qytetarët, duke premtuar ndryshim pas zgjedhjeve të 7 qershorit. “Do t’i themi stop çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave e pensioneve të pamjaftueshme, stagnimit dhe regresit. Do të hapim një etapë të re të zhvillimit, mirëqenies dhe dinjitetit për çdo qytetar të Kosovës. Bashkë me secilin prej jush, pas 7 qershorit, do ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Hamza.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
