Kongresistët amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam vizitojnë Luginën e Preshevës, priten me mesazhe mirëseardhjeje

Vizita e kongresistëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam në rajon, përfshirë Lugina e Preshevës, është shoqëruar me pritje të ngrohtë dhe mesazhe publike mirëseardhjeje nga qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar në këtë zonë. Përmes pankartave dhe mesazheve të afishuara në disa lokacione, qytetarët kanë shprehur mirënjohje për interesimin dhe angazhimin e kongresistëve amerikanë ndaj çështjeve që prekin shqiptarët në rajon, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Shtetet e Bashkuara të Amerikës për komunitetin shqiptar. Kjo vizitë është parë si një sinjal i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve ndërmjet shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor dhe aleatëve të tyre ndërkombëtarë, si dhe për ruajtjen e prezencës së çështjeve shqiptare në agjendat diplomatike dhe politike ndërkombëtare. Nga organizata Albanians for America u theksua se aktivitetet dhe takimet e zhvilluara gjatë kësaj vizite synojnë promovimin e paqes, sigurisë, vlerave demokratike dhe ngritjen e vëmendjes ndërkombëtare për sfidat me të cilat përballen komunitetet shqiptare në rajon. Në fund, organizatorët dhe përfaqësuesit lokalë shprehën falënderim për qytetarët e Lugina e Preshevës për mikpritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë qëndrimit të delegacionit amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

Rashit Qalaj

Rashit Qalaj akuzon Albin Kurtin për bllokimin e institucioneve

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Rashit Qalaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se …