Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ndaj 18 caqeve të grupit rebel, Huthi, në Jemen si përgjigje ndaj një rritjeje të sulmeve nga kjo milici e mbështetur nga Irani ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit. Radio Evropa e Lirë njofton më tutje se Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka thënë se “e do të vazhdojmë t’ua bëjmë të qartë huthëve se ata do të përballen me pasoja, nëse nuk i ndalin sulmet e jashtëligjshme”. Sipas zyrtarëve amerikan, avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë i goditën caqet në tetë lokacione, duke i shënjestëruar raketat, raketahedhësit, dronët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Huthit. Rebelët e Huthit i kanë kryer së paku 57 sulme ndaj anijeve tregtare dhe ushtarake në Detin e Kuq dhe në Gjirin e Adenit prej 19 nëntorit, ndërsa e ka shtuar ritmin në ditët e fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …