Sot më 4 korrik Shtetet e Bashkuara të Amerikës shënojnë 247-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

SHBA-të i kanë shtuar jashtëzakonisht shumë masat e sigurisë në prag të inaugurimit të presidentit, Joe Biden

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë shtuar jashtëzakonisht shumë masat e sigurisë në prag të inaugurimit të presidentit të ri, Joe Biden. Me qëllim të parandalimit të trazirave të mundshme, mijëra trupa të armatosura të Gardës Kombëtare tashmë janë vendosur në Uashington ndërkohë që utoritetet po planifikojnë të mbyllin për qarkullim rrugë dhe ura që shpiejnë për në Uashington. Me qëllim të ruajtjes së qetësisë dhe rendit publik, guvernatorët në mbarë Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Garda Kombëtare t’i ndihmojë zyrtarët lokalë të rendit dhe disa shtete amerikane tashmë kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, nga frika se mund të ketë protesta, të ngjashme si ato më 6 janar në Kongresin amerikan, ku mbetën të vdekur pesë persona. Poashtu njoftohet se në mbarë Shtetet e Bashkuara, qytetet po përgatiten për protesta potenciale. Të përkujtojmë se më 6 janar, mbështetës të presidentit në largim, Donald Trump hyn në ndërtesën e Kongresit, në përpjekje për të penguar certifikimin e fitores së Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Biden do të inaugurohet si president i SHBA-së më 20 janar. Presidenti në largim, Trump ka thënë se nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …