leoni

AKR-ja i ka siguruar katër vende në Kuvend, pritet shpejt të konfirmohet edhe i pesti

AKR-ja ka mohuar zërat se do të tërhiqen nga lista e LDK-së

Aleanca Kosova e Re ka mohuar zërat sipas të cilëve ky subjekt politik do të tërhiqet nga lista zgjedhore e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kandidati për deputet nga AKR, Jetlir Zyberaj, ka thënë se njoftimet sipas të cilave Aleanca Kosova e Re do të tërhiqet nga lista e LDK-së për shkak të pakënaqësisë, janë të pavërteta. Ai ka theksuar më tutje se nuk ka pakënaqësi me listën zgjedhore të dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën janë përfshirë disa kandidatë të AKR-së.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …