Tahiri: Aleanca është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend

Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka vlerësuar lart këtë subjekt politik për të cilin  kërkoi mbështetje nga banorët e trevës së Llapit. Gjatë takimit me strukturat e kësaj partie, ai theksoi se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është adresa më e qëndrueshme politike për proceset e rëndësishme në vend. “Roli ynë është vendimtar për etapat që i kemi përpara si në rrafshin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. Strukturat e Degës së Podujevës i njoftova për listën e kandidatëve, programin tonë politik dhe Fondin 1-miliardësh për rimëkëmbje, i cili do të jetë vaksinë ekonomike për qytetarët dhe bizneset e vendit të cilët i ka prekur pandemia dhe rënia ekonomike, ka theksuar mes tjerash, zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …