Shefja e BE-së, Kaja Kallas, ka uruar z. Peter Sørensen për emërimin e tij si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Shefja e BE-së, Kaja Kallas, ka uruar z. Peter Sørensen për emërimin e tij si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka uruar z. Peter Sørensen për emërimin e tij si i dërguar i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi. Përmes një postimi në platformën “X”, Kallas theksoi rëndësinë e procesit të normalizimit mes dy vendeve për rrugën e tyre drejt integrimit evropian. Mirëpres ngrohtësisht Peter Sørensenin si emisarin e Posaçëm të BE-së për Dialogun. Ka shumë punë të rëndësishme përpara. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve është e vetmja rrugë për Kosovën dhe Serbinë drejt BE-së”, ka shkruar ajo. Gjithashtu, Kallas falënderoi Miroslav Lajçakun për angazhimin e tij në këtë proces, duke theksuar se puna e tij e deritanishme do të shërbejë si bazë për angazhimin e mëtejshëm në dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …