Fillimi / Kultura / SHEFKI OLLOMANI: SHUMË FÉ, NJË ATDHÉ!

SHEFKI OLLOMANI: SHUMË FÉ, NJË ATDHÉ!

KËTO KOHËT E FUNDIT, NGA KALEMXHINJ PA NDËRGJEGJE KOMBËTARE, PA AFTËSI INTELEKTUALE, PA BESIM TË PASTËR FETAR DHE LLOJ-LLOJ INJORANTËSH E DELIRANTËSH, NUK KA MBETUR RELIGJION PA U SHARË E PËRDHOSUR, NUK KA MBETUR DËSHMORË E HERO I KËTIJ POPULLI PA U KONTESTUAR E DENIGRUAR! U SHA E U MOHUA EDHE GJUHA E PËRBASHKËT LETRARE, U MOHUA IDENTITETI KOMBËTAR DHE U MOHUA DHE PO MOHOHET SHQIPËRIA ETNIKE DHE RIBASHKIMI I SAJ! KAQ LARG KANË SHKUAR LIDERËT POLITIKË E FETARË SHQIPTARË, KAQ POSHTË KANË RËNË “INTELEKTUALËT” SHQIPTARË! AQ LARG, SA JANË AFRUAR BUZË HUMNERËS E GREMINËS SË TJETËRSIMIT, FETISHIZIMIT, SHKOMBËTARIZIMIT, ASIMILIMIT, ZHDUKJES KOMBËTARE DHE SHPARTALLIMIT TË ATDHEUT! EDHE TË KËSAJ ÇEREK SHQIPËRIE QË KEMI SI SHTET SOVRAN!
KËTO VITET E FUNDIT TË ”DEMOKRACISË” JANË ZHVILLUAR E PO ZHVILLOHEN SHUMË DEBATE DHE POLEMIKA RRETH BESIMEVE FETARE TË POPULLIT TONË. KA PASUR DHE KA DEBATE KONSTRUKTIVE, TË SINQERTA DHE TË PAANËSHME, POR SHUMICA E TYRE KANË QENË DHE JANË DEBATE E POLEMIKA DESTRUKTIVE, ARBITRARE, TENDENCIOZE, PROPAGANDISTIKE, QËLLIMKËQIJA, PËRÇARËSE, ANTIKOMBËTARE DHE ANTISHQIPTARE!
KËTO DEBATE E POLEMIKA, QË PËR TEMË SHQYRTIMI KANË PASUR RELIGJIONIN DHE BESIMIN APO MOSBESIMIN E SHQIPTARËVE NË ZOT, MË TEPËR KANË PËRHAPUR KONFUZION SE QARTËSI, MË TEPËR KANË SHKAKTUAR DËM SE SA DOBI KOMBIT TONË DHE ZGJIDHJES SË ÇËSHTJES SONË KOMBËTARE. POR, GJITHASHTU, KËTO DEBATE E POLEMIKA RRETH BESIMEVE FETARE, JO VETËM QË NUK U KANË BËRË NDERË RELIGJIONEVE PËR TË CILAT ËSHTË DEBATUAR, POR PËRKUNDRAZI, U KANË BËRË DËM, I KANË PËRGOJUAR E DEFORMUAR AQ SHUMË, SA QË PO TË ISHIN SOT GJALLË KRISHTI DHE MUHAMEDI DO T’I KISHIN ”DËNUAR” E SHPALLË SI HERETIKË E ATEISTË TË GJITHË ATA KONTESTUESË TË KËTYRE RELIGJIONEVE, SEPSE KRISHTERIZMI DHE MUHAMEDANIZMI, BIBLA DHE KUR’ANI, JANË TË PADISKUTUESHËM, ATYRE VETËM U DUHET BESUAR ASHTU SIÇ JANË DHËNË NGA ZOTI, ASHTU SIÇ JANË ZBULUAR NGA TË SHENJËTIT KRISHT DHE MUHAMED.
RELIGJIONI, BESIMI NË ZOT BËHET DHE PRANOHET ME ZEMËR, ME SINQERITET, ME ÇILTËRSI DHE JO ME TRU, SEPSE TRURI NUK BESON KURRË, AI VETËM ANALIZON, LOGJIKON, DYSHON, KUNDËRSHTON DHE MOHON. ATA PRIFTËRINJ E HOXHALLARË, ATA TEOLOGË TË KRISHTERË E MYSLIMANË, ATA INTELEKTUALË TË KRISHTERË E MYSLIMANË, POR EDHE TEOLOGË E INTELEKTUALË TË RELIGJIONEVE TË TJERA, QË KUNDËRSHTOJNË, SULMOJNË DHE KONTESTOJNË FENË DHE BESIMIN RELIGJIOZ TË NJËRI-TJETRIT, ATA JO VETËM QË NUK JANË FETARË E BESIMTARË TË VËRTETË, POR ATA JANË ARMIQTË NUMËR NJË TË RELIGJIONIT TË VET DHE ARMIQ NUMËR DY TË RELIGJIONEVE E BESIMEVE TJERA. PRA, NUK JANË AS BESIMTARË, AS INTELEKTUALË, AS DIJETARË DHE AS NJERËZ NORMALË! DHE NË FUND, NUK JANË AS SHQIPTARË AS ATDHETARË, POR JANË DEMAGOGË E PËRÇARËS!
ÇËSHTJA E BESIMIT APO MOSBESIMIT NË ZOT ËSHTË ÇËSHTJE PRIVATE, ÇËSHTJE INDIVIDUALE E NJERËZVE TË KËSAJ BOTE DHE ASKUSH NUK DUHET TË KËRKOJË NGA NJERËZIT, QOFSHIN KËTA BESIMTARË APO ATEISTË, TË KRISHTERË APO BUDISTË, MYSLIMANË APO PROTESTANË, QË ATA TË FLAKIN NJË BESIM, NJË RELIGJION DHE TË PËRQAFOJNË NJË BESIM APO RELIGJION TJETËR. NJË FE, NJË BESIM E RELIGJION NUK PËRHAPET ME IMPONIM, ME MASHTRIM, ME LAJKA, ME DHUNË, ME PARA APO DUKE SHARË E MOHUAR RELIGJIONET TJERA. FEJA PËRHAPET VETËM ME PREDIKIM.
AI FETAR QË SHANË FENË E TJETRIT, SHANË EDHE FENË E VET. AI BESIMTAR QË POSHTRON BESIMTARIN E FESË TJETËR, AI SË PARI POSHTRON VETVETEN DHE PASTAJ TJETRIN. TË GJITHA TË KËQIJAT, SHARJET, DËMET DHE KRIMET QË I BËN TJETRIT, TË KTHEHEN TY, POR TË SHUMËFISHUARA, SEPSE E MIRA DHE E KEQJA VEPROJNË AUTOMATIKISHT NË STILIN E BUMERANGUT: BË MIRË, MIRË DO TË GJEJSH; BË KEQ, KEQ DO TA PËSOSH.
ÇËSHTJA E FESË, ÇËSHTJA E BESIMIT, ËSHTË ÇËSHTJA MË E NDIJSHME, MË INTIME, MË PRIVATE DHE MË NEURALGJIKE E NJERËZVE DHE E KOMBIT. AJO DUHET TË MBETET E PAPREKSHME, E SHENJTË, E PAPËRFOLUR DHE E PAPËRLYER NGA GOJKËQINJTË DHE NGA DASHAMIRËT, SEPSE FEJA DHE BESIMI JANË PASURI UNIVERZALE TË NJERËZIMIT, PËR TË CILAT VENDOS ÇDO NJERI PËR VETE NË QETËSI SHPIRTËRORE E LOGJIKE. ME FUSHATA IMPONIMI, ME DEBATE DENIGRUESE DHE POLEMIKA POSHTËRUESE NUK NDEROHET, POR POSHTËROHET FEJA DHE BESIMI TJETËR. ASGJË NUK MUND TË NDËRTOHET MBI THEMELE TË HUAJA DHE MBI SHPINË E NË DËM TË TJETRIT. NUK LAVDËROHET KRISHTERIZMI, DUKE SHARË E KRITIKUAR ISLAMIZMIN DHE NUK LAVDËROHET ISLAMIZMI DUKE SHARË E KRITIKUAR KRISHTERIZMIN.

EKZISTON VETËM NJË ZOT, NJË NJERËZIM DHE NJË BESIM. TË TJERAT JANË POLITIKË, DOMINIM, PËRÇARJE VËLLAVRASËSE DHE SYNIME LUFTËNXITËSE. JANË ANTIKRISHT DHE ANTIMUHAMED. KRISHTI NUK I KA KRITIKUAR E MOHUAR PEJGAMBERËT (TË DËRGUARIT E ZOTIT) PARA TIJ. AS MUHAMEDI NUK I KA KRITIKUAR DHE MOHUAR PEJGAMBERËT E BESIMIT NË ZOT PARA TIJ. ATËHERË KUSH JANË KËTA ”APOSTUJ” E “APOLOGJETË, ”PEJGAMBERË” E BETERË TË RINJ, ”MODERRNË” E MË ”TË MENÇUR” QË MOHOJNË PEJGAMBERËT DHE APOSTUJT E NJËRI-TJETRIT?! KUSH JANË KËTA TË KRISUR DHE HERETIKË, QË NË EMËR TË RELIGJIONEVE DHE TË ZOTIT PO VEPROJNË KUNDËR ZOTIT DHE TË DËRGUARËVE TË TIJ?! ATA S’JANË AS TË KRISHTERË, AS MYSLIMANË, AS BESIMTARË DHE AS NJERËZ! ATA JANË DJALLI VETË!!! NUK KA RELIGJION E BESIM TË KEQ QË BESON NË NJË ZOT. POR KA JOBESIMTARË, BESIMTARË NAIVË, BESIMTARË INJORANTË DHE BESIMTARË DINAKË E MERCENARË, TË CILËT NË EMËR TË ZOTIT PUNOJNË PËR DJALLIN!
THONË SE HISTORIA PËRSËRITET, POR AJO KURRË NUK KTHEHET PRAPA. HISTORIA, ASHTU SIKURSE JETA, RRJEDH VETËM PËRPARA, ËSHTË E PAPËRSËRITSHME.
KOMBI SHQIPTAR KA DHËNË, JEP DHE DO TË JAPË DËSHMORË E HERONJ PËR LIRINË DHE MBROJTJEN E ATDHEUT TË VET, NGA TË GJITHA RELIGJIONET TË CILAT TANIMË JANË PJESË E BESIMIT DHE JETËS SË TIJ. ÇDO MOHIM APO NËNÇMIM I DËSHORËVE DHE HERONJVE TANË MBI BAZA FETARE ËSHTË ANTISHQIPTARIZËM DHE TRADHËTI KOMBËTARE.
KOMBI SHQIPTAR NUK FILLOI ME LINDJEN E KRISHTIT DHE PËRHAPJES SË BESIMIT TË KRISHTER (KATOLIK, OTODOKS, PROTESTAN…). KOMBI SHQIPTAR DHE SHQIPËRIA NUK FILLOI ME LINDJEN E MUHAMEDIT DHE PËRHAPJES SË FESË ISLAME (ME TË GJITHA SEKTET E SAJ). KOMBI SHQIPTAR DATON QË NGA LINDJA E PARË E NJERIUT MBI KËTË DHE QË QUHET PLANETI TOKË. AI DATON QË NGA ATLANTIDA E BESIMEVE PAGANE, QË NGA PELLAZGJIA E ”PERËNDIVE” TË OLIMPIT DHE ZEUSIT. QË NGA ILIRIA E HERSHME KUR NUK KISHTE LINDUR AS KRISHTI AS MUHAMEDI DHE BESIMET E TYRE FETARE. MOS NJERËZIT DHE SHQIPTARËT E PARA 2007 VITEVE NUK KANË QENË NJERËZ, PASI NUK KANË EKZISTUAR KËTO DY RELIGJIONE MONOTEISTE?! MOS VALLË HERONJTË E PELLAZGJISË E TË ILIRISË SI: LEKA I MADH, PIRRUA, BARDHYLI, AGRONI, TEUTA E SHUMË TË TJERË, KANË QENË MË PAK ATDHETARË E SHQIPTARË, SEPSE NUK KANË QENË TË KRISHTERË E MYSLIMANË?!
Ç’JANË KËTO DOKRRA E KËTO INSINUATA?! Ç’JANË KËTO POLEMIKA E ZËNKA FËMIJËSH?! Ç’JANË KËTO HUMBJE ENERGJISHË PA FUND, KUR KOMBI E ATDHEU RËNKOJNË NËN THUNDRËN BARBARE TË SLLAVO-GREKËVE?! Ç’JANË KËTO DISKUTIME E DEBATE TË NXEHTA E TË PAFUND PËR RELIGJIONE E BESIME, KUR SHQIPËRIA ETNIKE PO FUNDOSET E ZHBËHET PËR ÇDO DITË E MË TEPËR?! SI DO TA USHTROJË BESIMIN E VET KOMBI YNË, SI DO T’I RUAJË BESIMET E TIJ, KUR DO TA HUMBË ATDHEUN, KOMBËSINË, GJUHËN E GJAKUN E TIJ, KËSHTU SIÇ PO VEPROJNË E SILLEN SOT LIDERËT DHE INTELEKTUALËT E TIJ, TË CILËT PUNOJNË E PËRPIQEN VETËM PËR PRIVILEGJE, PËR PASURI, PËR FE E RELIGJIONE, DUKE U SHËRBYER DIREKT E INDIREKT ARMIQVE TANË PUSHTUESË DHE INTERESAVE TË POPUJVE TJERË TË BOTËS, TË CILËT NUK ÇAJNË KOKËN PËR KOMBIN DHE ATDHEUN TONË, POR JANË TË INTERESUAR QË TË NA SHPËRLAJNË TRURIN ME IDEOLOGJITË DHE FETË E TYRE, QË TË NA SHKOMBËTARIZOJNË DHE ASIMILOJNË, QË TA ZHDUKIN NGA FAQE E DHEUT RRACËN E PARË NJERËZORE MBI KËTË PLANETË – RRACËN PELLAZGO-ILIRO-SHQIPTARE.
NUK DUHET DHE NUK GUXOJMË QË TË LËVDOJMË NJË RELIGJION DHE TË SHAJMË TJETRIN. NUK DUHET QË TË THEKSOJMË NDIHMËN QË I KA DHËNË KOMBIT TONË NË SHEKUJ E MIJËVJEÇARË NJËRA FE, DUKE HARRUAR TË THEKSOJMË EDHE MERITAT E TJETRËS OSE TJERAVE, NËSE JANË MË SHUMË SE DY. NDIHMAT DHE PENGESAT QË I KANË BËRË KOMBIT TONË, ATDHEUT TONË DHE PËRGJITHËSISHT ÇËSHTJES SONË KOMBËTARE RELIGJIONET, ËSHTË E PAMUNDUR QË T’I RRADHISIM TË GJITHA, POR MBI TË GJITHA ËSHTË E PAMUNDUR QË T’I RRADHISIM PAANSHMËRISHT DHE DREJT, PRANDAJ ËSHTË MË E UDHËS QË TË MOS I HYJMË KËSAJ RRUGE PA SHTEG, SEPSE VETËM DO TA DËMTOJMË ATDHEUN, DO TA PËRÇAJMË UNITETIN E POPULLIT DHE NUK DO TA RIBASHKOJMË KURRË SHQIPËRINË ETNIKE.
ÇËSHTJA E BESIMIT DHE E RELIGJIONEVE ËSHTË ÇËSHTJE E VULLNETIT TË POPULLIT. LËRENI TË QETË POPULLIN QË TË BESOJ ASHTU SIÇ DON AI, T’I BESOJË ZOTIT TË VET DHE TË USHTROJË KËTË BESIM E NDERIM PËRMES RELIGJIONIT QË ZGJEDH AI VETË.
TË GJITHA FETË MONOTEISTE JANË TË MIRA DHE TË GJITHA NË MUNDËSINË E VET E KANË NDIHMUAR ZHVILLIMIN SHPIRTËROR E KOMBËTAR TË POPULLIT TONË. POR MERITAT DHE JOMERITAT E RELIGJIONEVE GJATË HISTORISË SONË KOMBËTARE MOS TENTONI QË T’I VENDOSNI MBI PESHOJË, SE AJO NUK MBAN, SE AJO NUK MUND TË MASË ROLIN E RELIGJIONEVE GJATË SHEKUJVE. NUK KA PESHOJË NË BOTË QË MUND TË VLERËSOJË E TË MASË PËRMASAT E RELIGJIONEVE. PESHA, VLERA DHE ROLI I TYRE MATET VETËM ME ZEMËR TË PASTËR NJERËZORE, E CILA RRESPEKTON NË MAKSIMUM MENDIMIN E KUNDËRT DHE FENË TJETËR.
TANI, SOT, NUK ËSHTË KOHA E RELIGJIONEVE, SEPSE ATO VEÇ EKZISTOJNË TË KONSOLIDUARA NË BOTË DHE BRENDA POPULLIT SHQIPTAR. LËRINI ATO ATY KU JANË DHE ASHTU SIÇ JANË. TANI, SOT, NUK EKZISTON I KONSOLIDUAR DHE I BASHKUAR KOMBI SHQIPTAR, PRANDAJ TË GJITHA FORCAT INTELEKTUALE, MATERIALE E USHTARAKE DUHET T’I FOKUSOJMË NË ARRITJEN E KËTIJ BASHKIMI.
TANI, SOT, NUK EKZISTON I ÇLIRUAR DHE I RIBASHKUAR ATDHEU YNË – SHQIPËRIA ETNIKE. PRANDAJ, TË BASHKOJMË MENDJET DHE ZEMRAT TONA, TË MOBILIZOJMË POPULLIN PËR TË RIÇLIRUAR DHE RIBASHKUAR KËTË ATDHE TË NDARË E TË PUSHTUAR NGA SLLAVO-GREKËT! TË SHPËTOJMË KËTË SHQIPËRI TË COPËTUAR E TË ROBËRUAR, QË TRUPI I KULLON GJAK NGA PLAGËT E MARRA GJATË SHEKUJVE NGA ARMIQTË E SAJ TË SHUMTË!

NUK KA FE TË VJETËR, AS TË RE. TË GJITHA JANË FE QË I DREJTOHEN ZOTIT DHE JANË TË DIKTUARA NGA AI. NUK KA FE TË KEQE DHE FE TË MIRË, NËSE ATO BUROJNË NGA I NJËJTI KRIJUES I GJITHËSISË DHE I NJERËZIMIT. POR, AMA, KA PERANDORI TË KËQIA TË KËSAJ BOTE, TË VJETRA E TË REJA, SEPSE JANË TË KRIJUARA E TË FORMUARA NGA NJERIU, I CILI NUK ËSHTË QENJE PERFEKTE DHE ËSHTË I GABUESHËM.
NDAJ, ASKUSH LE TË MOS MARRË GUXIMIN DHE GABIMIN QË TË LAVDËROJË E TË MBROJË PERANDORITË PUSHTUESE, ÇNJERËZORE E MIZORE TË ANTIKËS DHE TË MODERRNES. ASNJË PERANDORI NUK ËSHTË FORMUAR PËR TË MIRË TË NJERËZIMIT DHE TË POPUJVE, POR PËR TË SUNDUAR, SHFRYTËZUAR DHE PUSHTUAR ATA.
ASNJË PERANDORI NË TROJET E ILIRISË, TË ARBËRISË DHE TË SHQIPËRISË NUK KA ARDHË ME LULE, POR ME HORDHI USHTARAKE TË ARMATOSURA GJER NË DHËMBË. KANË ARDHUR ME SHPATË E BAJONETA, ME ZJARR E HEKUR DHE KANË VRARË E PËRGJAKUR POPULLIN TONË! KANË DJEGUR E SHKRETËRUAR ATDHEUN TONË DHE IA KANË MARRË LIRINË NJERËZORE DHE PAVARËSINË KOMBËTARE. KUSH ËSHTË NORMAL, QË DI SHKRIM E LEXIM DHE QË KA LEXUAR HISTORINË TONË DHE ATË BOTËRORE, E DI PLOTËSISHT NJË TË VËRTETË TË KËTILLË TË DHIMBSHME E TRAGJIKE.
ASNJË PERANDORI E NJERËZIMIT NUK KA QENË HUMANE DHE ÇLIRIMTARE PËR POPUJT DHE VENDET TJERA KU ATO KANË KRYER EKSPEDITAT E TYRE USHTARAKE, INVADUESE E PUSHTUESE. NE DUHET TË JEMI MË TEPËR SE ANTIKOMBËTARË, DUHET TË JEMI TË ÇMENDUR FARE NËSE I QUAJMË SI ”PËRPARIMTARE”, ”CIVILIZUESE”, ”SHPËTIMTARE” APO ”ÇLIRIMTARE”,… PERANDORI TË TILLA MIZORE, SI: PERANDORIA E MAQEDONISË SË LEKËS SË MADH, QË SHTRIHEJ NGA EGJYPTI E DERI NË INDI, PERANDORIA PERSIANE, PERANDORIA ARABE, PERANDORIA MONGOLE, PERANDORIA ROMAKE, PERANDORIA BIZANTINE, PERANDORIA E CAR DUSHANIT, PERANDORIA E SAMUILIT, PERANDORIA OSMANE APO PERANDORIA SOVJETIKE. KËTU BËNË PJESË EDHE MINIPERANDORIA SERBOMADHE E ISH-JUGOSLLAVISË. TË GJITHA KËTO PERANDORI DHE SHUMË TË TJERA SI KËTO, JANË THEMELUAR E ZGJERUAR NË SHPINË TË POPUJVE TË PAFAJSHËM, MBI GJAKUN DHE ESHTRAT E TYRE, NË TOKË TË HUAJ!
ATA KALEMXHINJ INJORANTË QË LAVDËROJNË NJË PERANDORI PËR TË MBROJTUR NJË PERANDORI TJETËR PUSHTUESE E GJAKATARE, ATA BËJNË TË NJËJTIN GABIM SIKURSE KUR PËRPIQEN QË PËRMES SHARJES SË NJË RELIGJIONI TË MBROJNË RELIGJIONIN TJETËR. PERANDORITË QË JANË ZGJERUAR NË KURRIZ TË POPUJVE DHE TOKAVE TË HUAJA, ME ZJARRË E HEKUR, ME GJAK E LUFTË, NUK KA TELALL E PAPAGALL, NUK KA AVOKAT E PSIKOPAT QË MUNDET T’I ARSYETOJË DHE T’I MBROJË. DIELLI ME SHOSHË NUK MBULOHET. NDAJ HIQNI DORË NGA MARRËZIRA TË KËTILLA TË ERRËTA, ANTIKOMBËTARE, ANTIHISTORIKE, ANTISHKENCORE, ANTINJERËZORE E ANTICIVILIZUESE.
KUR TJETRI TË VJEN NË VATËR, TË HYNË NË SHTËPI, TË VRET PLEQ E TË RI, TË GRABIT TOKËN E TË DJEGË KULLËN, TË IMPONON LIGJET DHE RELIGJIONIN E VET, TA PUSHTON ATDHEUN DHE TË SHKOMBËTARIZON ME SHPATË E HELM, ME PUSHKË E TOP, ME USHTRI E XHANDARMËRI,… KËTË ASKUSH LE TË MOS TENTOJË QË TA QUAJ SI MISION “PAQËSOR” E “CIVILIZUES”, SI EKSPEDITË “MIQËSORE” E “SHPËTIMTARE”, POR ASHTU SIÇ ËSHTË – FUSHATË DHE INVADIM BARBAR.
ZËVENDËSIMI I NJË PERANDORIE TË HUAJ PUSHTUESE ME NJË PERANDORI TJETËR TË HUAJ PO AQ MIZORE, NUK MUND TË QUHET KURRË ÇLIRIM, SHPËTIM APO ZGJIDHJE FATLUME PËR NJË VEND DHE PËR NJË POPULL. PUSHTUESI ËSHTË PUSHTUES, I HUAJI ËSHTË I HUAJ DHE ROBËRIA QË SJELLË AI ME VETE ËSHTË ROBËRI E NJËJTË ME ATË TË PARAARDHËSIT TË TIJ. NUK KA PUSHTUESË TË MIRË DHE PUSHTUESË TË KËQINJ, APO PUSHTUESË “PAK MË TË MIRË”.
ËSHTË BEFASUESE DHE IRRITUESE QË TË LEXOSH DHE TË DËGJOSH IDIOTIZMA TË KËTILLA PËR ÇDO DITË NËPËR MEDIAT TONA TË SHKRUARA DHE ELEKTRONIKE. DHE KUR KËTO NAIVITETE, POR EDHE IDE TENDENCIOZE, ANTIKOMBËTARE DHE ARMIQËSORE I DËGJON DHE I LEXON NGA NJERËZ INTELEKTUALË, KJO TË BËNË QË TË SHKULËSH LESHRAT E KOKËS E TË GJOKSIT, ASHTU SIÇ BËRI LEKË DUKAGJINI, KUR I RA SHUMË VONË NDËRMEND PËR HUMBJEN E MADHE KOMBËTARE QË SHKAKTOI VDEKJA E GJERGJ KASTRIOTIT – SKËNDERBEUT, TË CILIN NUK E PËRKRAHU GJITHMON DHE SA DUHEJ KUR AI ISHTE GJALLË DHE LUFTONTE ME ARMIQTË OSMANO-VENEDIKAS TË ARBËRISË. KËSHTU VEPROJMË NE SOT, DUKE LUFTUAR NJËRI-TJETRIN DHE DUKE SHARË RELIGJIONIN E NJËRI-TJETRIT, NE S’BËJMË ASGJË TJETËR POS QË SHAJMË VETVETEN TONË, DËMTOJMË ATDHEUN TONË DHE BËJMË VETËVRASJE TË NGADALSHME E TË SIGURT KOMBËTARE!
KUR FLITET E SHKRUHET PËR ÇËSHTJEN TONË KOMBËTARE, POR EDHE PËR RELIGJIONET QË USHTROHEN BRENDA KOMBIT TONË, DUHET TË FLASIM E TË SHKRUAJMË PA EMOCIONE, PA FRUSTRIME, PA IMPULSE INSTIKTIVE, PA MASKA, PA DEMAGOGJI, PA DJALLËZI, PA INTERES, PAANSHMËRISHT, PA INAT, PA XHELOZI DHE PA URREJTJE, NDAJ NJËRI-TJETRIT DHE NDAJ FESË DHE IDEOLOGJISË SË NJËRI-TJETRIT, SEPSE TË GJITHË NJË MENDIM DHE NJË IDE NUK MUND TË KEMI. ËSHTË JO VETËM JODEMOKRATIKE, POR AS EDHE NUK ËSHTË E MUNDUR REALISHT E SHKENCËRISHT QË TË GJITHË TË MENDOJMË DHE TË BESOJMË NJËSOJ.
DUHET TË SHKRUAJMË E TË FLASIM ME ZEMËR TË PASTËR, ME SINQERITET, ME VETËDIJE KOMBËTARE, ME NDËRGJEGJE NJERËZORE, ME MENDJE TË KTHJELLËT DHE ME LOGJIKË TË SHËNDOSHË SHKENCORE. VETËM KËSHTU THUHET E VËRTETA DHE TRIUMFON DREJTËSIA. VETËM KËSHTU DËSHMOHET SHQIPTARIZMI DHE ATDHEDASHURIA JONË. VETËM KËSHTU DËSHMOHET PARA ZOTIT DHE PARA POPULLIT DASHURIA, RRESPEKTI DHE BESIMI NË KRIJUESIN TONË E TË GJITHËSISË DHE NDAJ ATDHEUT TONË – SHQIPËRISË ETNIKE.
TË GJITHË ATA KALEMXHINJ QË VETEN E QUAJNË GAZETARË, PUBLICISTË, SHKRIMTARË, POLITIKANË, INTELEKTUALË E PATRIOTË, PRIFTËRINJ E HOXHALLARË,… DHE QË TENTOJNË TË RISHKRUAJNË HISTORINË TONË KOMBËTARE SIPAS INTERESAVE TË TYRE IDEOLOGJIKE DHE FETARE, DUKE I NDARË EDHE HERONJTË E KOMBIT TONË NË TË KRISHTERË E MYSLIMANË, APO SIPAS PËRKATËSISË SË TYRE EVENTUALE PARTIAKE E IDEOLOGJIKE, KËTA S’JANË ASGJË TJETËR POS INJORANTË E PSEUDOSHQIPTARË, JANË SHËRBËTORË E MERCENARË TË TË HUAJVE.
DËSHMORI ËSHTË DËSHMOR. AI KA DERDHUR GJAKUN PËR LIRINË E POPULLIT DHE TË ATDHEUT DHE JO PËR NDONJË IDEOLOGJI APO RELIGJION TË CAKTUAR. PRANDAJ, ATA SË PARI JANË SHQIPTARË E KOMBËTARË, PASTAJ MUND TË JENË ITHTARË TË NDONJË IDEOLOGJIE APO BESIMTARË TË NDONJË FEJE. TË GJITHË HERONJTË E KOMBIT TONË KANË DHËNË JETËN PËR LIRI DHE ATDHE DHE JO PËR NDONJË FÉ. NDAJ MOS UA LËVIZNI ESHTRAT DHE MOS UA TRAZONI SHPIRTIN HERONJVE TANË TË LAVDISHËM E TË PAVDEKSHËM, SEPSE DO T’JU DJEGË ZJARRI I KËSAJ DHE ASAJ BOTE! MOS BËHENI GJYKATËS TË RELIGJIONEVE, TË POPUJVE DHE TË NJËRI-TJETRIT, SE NUK ËSHTË DETYRA AS E DREJTA E JUAJ. FALJA DHE DËNIMI ËSHTË VETËM NË DUAR TË KRIJUESIT TONË E TË GJITHSISË.
MERRUNI ME VETEN TUAJ, ME PREDIKIMIN PAQËSOR E DINJITOZ TË BESIMEVE FETARE. NDIHMONI KOMBIN E ATDHEUN TË ÇLIROHET E TË BASHKOHET, SEPSE VETËM KËSHTU DO TA KRYENI DETYRËN TUAJ NDAJ ZOTIT QË U KRIJOI, NDAJ PRINDËRVE QË U LINDËN, NDAJ POPULLIT QË U RRITI DHE NDAJ ATDHEUT QË U BURRËROI.
DUKE NDARË DËSHMORËT DHE HERONJTË E KOMBIT TONË SIPAS PËRKATËSISË SË TYRE FETARE E PARTIAKE, NE BËJMË ME VETËDIJE APO PA VETËDIJE, NDARJEN E KOMBIT DHE DOBËSIMIN E ATDHEUT. TIPA TË KËTILLË NUK JANË AS FETARË, AS BESIMTARË DHE AS SHQIPTARË. KËTA ZOTI I MARROFTË DHE POPULLI I DËNOFTË!
POPULLIT DHE ATDHEUT TONË I DUHEN BIJTË E BIJAT E DJESHME, BIJTË E BIJAT E SOTME DHE BIJTË E BIJAT E NESËRME – QOFSHIN KËTA TË KRISHTERË APO MYSLIMANË, SEPSE TË GJITHË JANË SHQIPTARË E ATDHETARË, QË PËR LIRI E SHQIPËRI TË MARRIN GJAK NË BALLË. RIÇLIRIMIT DHE RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË ETNIKE I DUHEN TË GJITHË BIJAT DHE BIJTË E SAJ, PËRVEÇ: INJORANTËVE, FANATIKËVE FETARË, MONISTËVE IDEOLOGJIKË, MERCENARËVE TË SHITUR DHE TRADHTARËVE BASTARDË.
ATA SHQIPTARË QË DUAN TË KONTRIBUOJNË SOT PËR BASHKIMIN E POPULLIT E TË SHQIPËRISË ETNIKE, SI DHE PËR MBARËVAJTJEN E ZHVILLIMIT POLITIKO-EKONOMIK TË VENDIT TONË, NUK DUHET TË KAPEN PËR PERANDORIVE TË HUAJA, NUK DUHET TË PËRÇAJNË POPULLIN MBI BAZA FETARE DHE NUK DUHET TË MERREN ME IDEOLOGJITË E NDRYSHME DHE SISTEMET SHOQËRORE-POLITIKE TË NJERËZIMIT. SEPSE ASNJË IDEOLOGJI FILOZOFIKO-POLITIKE DHE ASNJË SISTEM SHOQËROR-POLITIK DERI MË SOT NUK IA KA SJELLË NJERËZIMIT LIRINË, PAVARËSINË, DREJTËSINË DHE MIRËQENIEN QË E MERITON. IDEOLOGJITË KANË QENË DHE JANË NË SHËRBIM TË SHTETIT E TË PARTIVE, KURSE SHTETET E PARTITË KANË QENË E JANË NË SHËRBIM TË KLASAVE SUNDUESE SHTYPËSE E SHFRYTËZUESE TË POPUJVE, PAVARËSISHT NGA KOHA DHE NGJYRA E TYRE. POR EDHE RELIGJIONET DHE RELIGJIOZËT NUK KANË QËNDRUAR GJITHMON ANASH, TË PËRHAPIN VETËM FJALËN DHE BESIMIN E ZOTIT, POR SHPESH GJATË HISTORISË JANË PËRZIER NË PUNËT E POPULLIT, TË POLITIKËS DHE TË SHTETIT.
DUHET TA NJOHIM TË KALUARËN PËR TË NDËRTUAR TË ARDHMEN TONË E TË NJERËZIMIT. POR, NUK DUHET TË MERREMI SHUMË ME TË KALUARËN, TË BËHEMI PENG TË SAJ, SEPSE NUK MUND TË ECIM NË TË TASHMEN DHE NUK DO TA ARRIJMË KURRË TË ARDHMEN. KURRË NUK DUHET TË HARROJMË SE ÇDO GJË NË KËTË BOTË ËSHTË JO VETËM KALIMTARE DHE E PËRKOHSHME, POR ËSHTË EDHE RELATIVE. ASGJË NUK KA ABSOLUTE. E MIRA DHE E KEQJA BASHKËJETOJNË. E VËRTETA DHE GËNJESHTRA JANË TË PËRZIERA. DREJTËSIA DHE PADREJTËSIA PLOTËSOJNË NJËRA-TJETRËN. ASGJË NUK ËSHTË E NDARË ME SHPATË. BOTA DHE JETA ËSHTË NJË TËRËSI ME DY FAQE: BARDHË E ZI, TË CILAT NDIHMOJNË DHE PLOTËSOJNË NJËRA-TJETRËN. LIRIA IME NUK DUHET TË JETË ROBËRIA JOTE. UNË KAM TË DREJTË AQ SA NUK E CËNOJ TË DREJTËN TËNDE. ATY KU MBARON E DREJTA IME, ATY FILLON E DREJTA JOTE. LIRIA, E VËRTETA DHE DREJTËSIA NUK NJOHIN RRACA, GJINI DHE RELIGJIONE.
NË RRADHËT E POPULLIT TONË NUK KA VETËM SLLAVOFILË E SERBOFILË, GREKOFILË E RUSOFILË, POR KA ME SHUMICË EDHE TURKOFILË E ARABOFILË. NUK KA VETËM FUNDAMENDALISTË ISLAMIKË, POR KA EDHE FUNDAMENTALISTË TË KRISHTERË. KA FANATIKË E REAKSIONARË TË TË GJITHA LLOJEVE, TË CILËT DUAN TA KTHEJNË RROTËN E HISTORISË SHUMË PRAPA – NË KOHËN E KRYQËZATAVE FETARE, NË ERRËSIRËN E MESJETËS DHE TË PRIMITIVIZMIT PARAHISTORIK!
ATA SHQIPTARË, APO GRUPE SHQIPTARËSH, QË MË TEPËR THIRREN NË FÉ SE NË ATDHÉ, ATA MË TEPËR JANË FETARË SE SA KOMBËTARË. ATA I KANË TË NGATËRRUARA KONCEPTET, PARIMET DHE PRIORITETET. NUK LUFTOHET PËR ATDHE ME FLAMURIN E FESË, POR ME FLAMURIN KOMBËTAR TË ATDHEUT. PËR FE LUFTOHET ME BIBËL E KUR’AN, KURSE PËR LIRI ME PUSHKË E JATAGAN.
FEJA PRANOHET ME ZEMËR E BINDJE SHPIRTËRORE, AJO NUK MBILLET ME DHUNË E IMPONIME LIGJORE. NJË POPULLI TË TËRË, NJË KOMBI TRIM E LUFTARAK SI POPULLI YNË NUK MUND T’I IMPONOSH ASGJË ME DHUNË: AS KOMBËSINË DHE AS RELIGJIONIN. NJË POPULL TË ZGJUAR, SI KY I YNI, AS NUK MUND TA MASHTROSH E AS TA LAJKATOSH, QË AI TË PRANOJË DIÇKA JASHTË VULLNETIT DHE VETËDIJES SË TIJ NJERËZORE.
ÇKA PRANOHET ME VULLNET, ME VULLNET MBAHET. ÇKA IMPONOHET ME DHUNË, ME URREJTJE FLAKET. KOHA DHE HISTORIA E KANË BËRË TË VETEN: KOMBI SHQIPTAR SOT PËRBËHET NGA TRI FE E DISA SEKTE FETARE, SI DHE NGA DY KRYEDIALEKTE (GEGË E TOSKË), NGA SHUMË DIALEKTE E NËNDIALEKTE, NGA SHUMË FISE E NËNFISE, NGA SHUMË KRAHINA E TREVA, NGA NJË MOZAIK VESHJESH KOMBËTARE PLOTË KOLORIT, POR KJO NUK ËSHTË VARFËRI POR PASURI, NUK ËSHTË SHËMTIM POR MADHËSHTI, QË SHUMË POPUJ E KOMBE NË BOTË E PËRRETH NDOSHTA IA KANË LAKMI E ZILI POPULLIT DHE ATDHEUT TONË.
FEJA NUK ËSHTË KOMB, AS KOMBI NUK ËSHTË FE. TË JESH FETAR NUK DO TË THOTË APRIORI SE JE KOMBËTAR E ATDHETAR. TË JESH ATDHETAR E KOMBËTAR NUK DO TË THOTË APRIORI SE JE FETAR. ATDHETARËT E KOMBËTARËT MUND TË JENË FETARË, POR ATA NUK MUND T’U PËRKASIN TË GJITHA FEVE PËRNJËHERË. NJË SHQIPTARË NUK MUND TË JETË EDHE KATOLIK, EDHE MYSLIMAN, EDHE ORTODOKS, EDHE PROTESTAN, EDHE BUDIST, ETJ., POR ÇDO PJESËTARË I KËTYRE FEVE MUND TË JETË ATDHETAR E KOMBËTAR I VËRTETË E I DEVOTSHËM. NDAJ TË GJITHË KATOLIKËT, MYSLIMANËT E ORTODOKSËT SHQIPTARË JANË SHQIPTARË E KOMBËTARË, KËTU NUK KA ASNJË DYSHIM. JEMI DEGË TË NJË RRËNJE, TË NJË TRUNGU, TË NJË LISI, TË NJË KOMBI, TË NJË ATDHEU.
NUK KA FE PA KOMB, NUK KA KOMB PA ATDHE, NUK KA SHQIPËRI PA SHQIPTARË. PËRPARA ËSHTË KRIJUAR NGA ZOTI TOKA, PASTAJ ATDHEU, PASTAJ KOMBI SHQIPTAR, PASTAJ RELIGJIONET. NDAJ VËLLEZËR E BASHKËKOMBAS, MOS HARRONI:
NE KEMI SHUMË FÉ, POR VETËM NJË ATDHÉ.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Morina: Analizë veprës publicistike, “Arsyetimi të çon pranë së vërtetës” të autorit, Xhemil Zeqiri

Afrim Morina: Analizë veprës publicistike, “Arsyetimi të çon pranë së vërtetës” të autorit, Xhemil Zeqiri

Dëshmi të kohës   Xhemilin e njoh përmes portalit “Diplomacia.dk”, të cilën e përcjell vazhdimisht. ...