Musa JUPOLLI: Shefqet Dibrani, krijues e kritik letrar

Shefqet DIBRANI: Lamtumirë Prof. Ahmet Qeriqi – humbje e madhe për kulturën dhe gazetarinë shqiptare

Me pikëllim dhe dhembje në zemër përjetova lajmin për vdekjen e Prof. Ahmet Qeriqit, andaj me këtë rast, Familjes së Profesorit, vajzës së tij Arbanes si dhe stafit të Radios Kosova e Lirë, iu shpreh ngushëllimet e mia dhe të familjes sime!

Kam pasur fatin të bashkëpunojë gjatë me Profesorin, dhe shkrimet e mia rregullisht janë botuar në portalin e RADIO KOSOVËS SË LIRË, madje si askund tjetër, andaj e vlerësoj shumë, si intelektual dhe njëren nga figurat më të spikatura të kulturës, të gazetarisë dhe të librit shqip.

Ai ishte themelues dhe drejtues shumëvjeçar i Radios Kosova e Lirë, duke u shndërruar në një figurë model dhe personalitet i respektuar i gazetarisë në Kosovë.

Përkushtimi dhe kontributi i Prof. Ahmetit, ishte i madh dhe me vlerë, për kulturën dhe informimin shqip në Kosovë, duke lënë gjurmë të thella jo vetëm në fushën e informimit dhe të historiografisë, por edhe në fushën e kulturës e të librit, si dhe në fushën e përkthimit, e veçoj atë nga gjuha hungareze, që ishte (i vetëm), i rrallë.

Vdekja e Prof. Ahmet Qeriqit, është një humbje e madhe jo vetëm për familjen QERIQI dhe Institucionin Informativ që themeloi RADIO KOSOVËN E LIRË, por në përgjithësi për kulturën shqiptare dhe shoqërinë tonë!

Kujtimi im dhe i shoqërisë, për Profesorin dhe për Veprën dhe përgjithësisht për veprimtarinë e Tij, do të mbeten si vlera të paharruara për mua dhe Kosovën!

Edhe një herë ngushëllime!

St. Gallen, 12 mars 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …