Shefqete Gosalci: Kultura e shkulturizuar

Globalizmi po shkatërron çdo vlerë artistike dhe identitare të popujve dhe  kombeve të ndryshme, gjë e cila përbën pikërishtë elementin dallues të kulturave të ndryshme, për tu njohur e kuptuar përmes kulturës. Kjo “tenxhere expres” po zien dhe po i shuan vlerat e mirëfillta artistike. Skenat banale, gjveshjet e tepruara e pa stil, britmat, çjerrjet dhe ulërimat e zërave pa kurrëfar ndjeshmërie, emocioni e përjetimi, janë të bezditshme e të neveritshme dhe s’të lënë asnjë shije.

ÇMENDURIA njerëzore në piadestal.

Kjo, vetëm ART dhe KULTURË nuk është dhe nuk mund të quhet.

Investim marramendës në degjenerim.

Përveç një skene teknikisht të realizuar bukur,  performancat “artistike”, janë shndërruar në skena bordelesh, dhe këto skena i shofin si modele, fëmijët dhe të rinjët që e kanë jetën përpara.

Mbase ju e konsideroni veten Artistë parexellancë, por paraqitjet e tilla skenike, duke përjashtuar një fije arti aty, janë pa vlera,  të gërditshme, të neveritshme, të turpshme, e të mjera.

Këto antivlera dhe ky shfrenim  çmendurish kanë ngulfatur artin, kulturën dhe talentët me prirje artistike.

Kjo lloj muzike dhe spektaklet e tipit BIG- BROTHER,  na servohen në shumë Televizione, duke promovuar kështu me ose pa vetëdije dhe qëllim, agresivitetin, arrogancën, injorancën, budallakun, shfrenimin, antivlerën, mungesën e edukimit e komunikimit normal e me nivel, shkulturizimin, banalitetin e të gjitha këto bashkë qojnë në degjenerim.

Europa, ka të mirat dhe të këqijat e saj, kemi parë spektakle nga më të ndryshmet, disa prej tyre me shumë klasë, në disa kemi parë edhe gra me musteqe e burra të zhveshur si kërmij.

Nuk është nevojë e domosdoshme t’i imitoni ato dhe ata. Ne kemi vlerat tona të kultivuara ndër shekuj, me të cilat artistët tanë po shkëlqejnë nëpër botë. Pse ti marrim këto modele shkulturimi, qofshin të Europës apo të kujdo tjetër.  Pasi qenkeni aq të etur e të prirur për imitim, pse pra nuk merren modele EDUKIMI dhe ARSIMIMI, që bota i ka me bollëk dhe me të cilat ka ecur përpara, të ecim edhe ne si ata, por  këto “broçkulla” prej hiçi?

Pse ta mbledhni bërllogun e Europës,  t’ia  servoni rinisë sonë si “vlerë” në trend, pa kurrëfar zori?

Ju lutem, jeni vetvetja, mos u bëni “ata” ose “ato”.

Mos harroni, vetëm  me vlera origjinale mund të kunkurohet dhe të arrihen rezultatet dhe sukseset.

Kjo nuk është as qytetërim, as civilizim as modernizim,  as europianizim, as integrim, as, as…

Është kthim prapa.

Eshtë shkulturizim.

Është mjerim.

Është shkatërrim.

Mbase kjo është performaca jonë e çdo aspekti?

Kujt i levërdisin këto spektakle banale?

Për mendimin tim, këto  lloj eksperimentesh,   janë të dëmshme, madje i konsideroj të rrezikshme e të frikshme, (kur njerëzit imitojnë kafshët, majmunët, dreqërit me brirë e  gjithçka tjetër, duke u munduar të duken modern, vetëm njerëz nuk duan të jenë),  shpërfaqin krizën, ekonomike, sociale kulturore, politike, morale   dhe krizën identitare që po e kalojmë si popull.

Eksperimente të shumëta e të ndryshme janë ushtruar në periudha të ndryshme mbi popullin tonë, nga armiqtë tanë,  të cilave u kemi mbijetuar me dinjitet dhe nuk kemi lejuar shkulturizimin. Kam frikë se ky eksperiment brenda nesh, në mënyrë të “kulturuar” do ta shpërbëj thelbin tonë identitar. Kultura në komë.

Vërtetë e dhimbshme.

Thjeshtë, shpërlarje truri në çdo aspekt.

Dhe e gjitha me paratë e popullit.

Etj, etj…

Kah po shkojmë si shoqëri?

Prandaj mos të çuditemi me rezultatet e PISA-s.

24.XII. 2023

Kontrolloni gjithashtu

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)[1] shpreh shqetësimin për publikimin e fundit të Kornizës së Shpenzimeve Afatmesme…

Mungesa e Konsultimeve Publike për Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) I nderuar Kryeministër i Republikës …