SHFM ,,Maxhun Çekaj’’ pranon pjesën e parë të pajisjeve për shkollë nga MASHT

Komuna e Deçanit në vazhdimësi është duke bërë përpjekje që të krijoj kushte të mira për nxënës dhe mësimdhënës duke ndërtuar objekte të reja të shkollave, inventar të brendshëm, rregullim të terreneve sportive, pajisje me teknologji informative etj. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, në koordinim me DKA-në, kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që SHFMU,,Maxhun Çekaj” ta pajisin me inventarë shkollorë, banka dhe karrige si dhe pajisje përcjellëse, mbase ato ekzistueset janë të dëmtuara tej mase. Javën që lamë pas personeli i kësaj shkolle pranoi pjesën e parë të këtij donacioni, për çka edhe i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, është falënderues sepse ky donacion krijon kushte të mira si në mësimdhënie po ashtu dhe mësimnxënje. Edhe drejtori i kësaj shkolle Mehdi Dodaj, është falënderues ndaj kryetarit Ramosaj, për mbështetjen në vazhdimësi për krijim të kushteve në këtë shkollë, po ashtu falënderoi edhe DKA-në dhe MASHT-in.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …