leoni

Ndërmarrja Publike Lokale ,,Higjiena’’ më objekt të ri

Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte miratuar në vitin 2018 pas kërkesave të shumta nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, themelimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Higjiena” në Deçan, ndërmarrje kjo më 100% aksione të Komunës së Deçanit. Që nga ajo kohë nuk u ndalën se punuari që të krijojnë kushte më të mira për punëtorët e kësaj ndërmarrje dhe për menaxhmentin e saj. E trashëguar me mjete tejet te dobëta për dy vite punë intensive ata tashmë janë shembull i mirë për komunën e Deçanit. E sot te gjithë bashkë bën edhe përurimin e objekt të ri të kësaj ndërmarrje më kapacitet të mjaftueshëm dhe standard evropian, në një ceremoni ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, zyrtarë dhe mysafirë të shumtë. Për kryetarin Ramosaj, kjo ditë ka qen një ditë e veçantë, jam tepër i lumtur qe kemi arrit këtu ku jemi, na janë dashtë ditë të tëra dhe  përkushtim maksimal që të arrijmë këtë ditë, por me plot kuptimin e fjalës unë punëtorët e kësaj ndërmarrje i quaj heronj të ditës sepse puna e tyre po na bënë të ndihemi mirë, të kem një ambient të pastër dhe ekologjik0. Ndërsa drejtori i kësaj Ndërmarrje Kastriot Hulaj , duke falënderuar të gjithë për përkushtimin në krijimin e kushteve, ngritjen e objektit të ri, pajisjen me makineri dhe krijim të një standardi të mirë për punë tha se, do të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë që ne të jemi modeli më i mirë për komunat e rajonit në ruajtje të ambientit. Shiritin e këtij objekti e prenë zëvendësministrja Burbuqe Bakia Deva, Drejtori për shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni dhe drejtori i NPL ,,Higjiena’’ Kastriot Hulaj.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …