Shkurte Fejza ndez stadiumin, tifozët këndojnë njëzëri këngën simbol “Mora fjalë”

I magjishëm ishte pushimi i ndeshjes së Shqipërisë me Çekinë.

Stadiumi “u elektrizua” nga Shkurte Fejza, e cila këndoi “Mora fjalë”, një këngë tashmë e kthyer në himn për Kombëtaren në këto eleminatore.

Tifozët kënduan njëzëri, duke sjellë emocione të papërshkrueshme në “Arenën Kombëtare”.

Në pjesën e parë kuqezinjtë kryesuan me një gol nga Jasir Asani. Ndërsa në pjesën e dytë, dy gola u realizuan nga Taulant Seferi.

Top Channel

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Më 16 shkurt, ora e parë mësimore do t’i kushtohet UÇK-së

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se më 16 shkurt, në të …